• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JEMI AFËR FITORES”/ Albin Kurti: Nuk është momenti ta kthejmë mbrapsht progresin e shënuar kundër COVID-19
Home
Rajon

“JEMI AFËR FITORES”/ Albin Kurti: Nuk është momenti ta kthejmë mbrapsht progresin e shënuar kundër COVID-19

10 May, 2020 s.autor Rajon

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, thotë se Kosova ka arritur të ulë dukshëm lakoren e koronavirusit, duke shtuar se në 13 ditët e fundit, në vend janë regjistruar më shumë raste të të shëruarve se të infektimeve të reja.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e autoriteteve shëndetësore, me qëllim, që siç tha ai, të arrihet “fitorja e shumëpritur” kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

“Nuk është momenti për ta kthyer mbrapsht gjithë progresin e shënuar. Le të mos e humbim ndeshjen në 10 minutat e fundit. Kemi bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë për të arritur deri në këtë pikë. Jemi kaq afër fitores, saqë rikthimi i virusit në mesin tonë do të ishte edhe më zhgënjyes sesa vetë ardhja e tij”, ka shkruar Kurti.

Në Kosovë janë shënuar 880 raste me koronavirus, ku 653 prej pacientëve janë shëruar dhe 28 kanë vdekur.

Nga 4 maji ka nisur faza e parë e lehtësimit të masave të izolimit. Qytetarët kanë të drejtë që të dalin çdo ditë për një orë e gjysmë – 90 minuta paradite dhe 90 të tjera pasdite. Orari i qarkullimit është i ndarë në grupe dhe është i rregulluar në bazë të numrit të parafundit personal në letërnjoftim.

Në fazën e parë – që ka nisur më 4 maj dhe do të jetë deri më 18 maj – është lejuar hapja e disa bizneseve si: ndërtimtaria dhe patundshmëria, tregtia e automjeteve, pjesërisht tregtia me pakicë, pjesërisht riparimi i artikujve personalë dhe i orendive, si dhe zyrat e konsulencës.

Faza e dytë fillon nga 18 maji deri më 2 qershor dhe gjatë saj do të fillojë operimi i bizneseve, si: tregtia me pakicë, dentistët dhe fizioterapeutët, floktarët dhe sallonet e ondulimit, tregu i gjelbër, gastronomia, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndër-urban dhe qendrat e thirrjeve.

Faza e tretë, ndërkaq, hyn në fuqi më 2 qershor e deri në vendimin e radhës dhe do të lejohen transporti urban dhe ndër-urban, taksitë, gastronomia, provimet në arsimin e lartë, testi i maturës dhe arritshmërisë, hapja e kinemave, e teatrove dhe hapja selektive e aktiviteteve sportive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Mjekët rusë japin lajmin e mirë: Koronavirusi ç’aktivizohet në 30 gradë celcius
Previous article KORONAVIRUSI/ Shqiptarët në Francë dhe masat që mori shteti francez në betejën ndaj COVID. Flet mjeku shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT