Banorët e zonës së Astirit në Tiranë janë sot në ditën e 7-të të protestës së tyre, kundër prishjes së banesave në kuadër të projektit të unazës së madhe.
Shumë prej banorëve shprehen se me mirë do të zgjidhnin vdekjen sesa të mbeteshin pa shtëpinë e tyre, pasi siç thonë ata do ta kenë të pamundur që të rrisin me dinjitet fëmijët e tyre. Banorët shprehen se e kanë të pamundur ta nisin jetën nga zeroja në vitin 2018-të.
Ndërkohë që një prej banorëve është përplasur dhe me deputeten demokrate Orjola Pampuri, e cila kishte shkuar që t’i mbështeste për kauzën e tyre. Banori u shpreh se deputetja ishte shumë e vonuar.
‘’Jeni shumë e vonume, po më mirë vonë se kurrë”, thotë një prej banorëve ndaj deputetes.