Ditën e sotme në Korçë është arrestuar infermieri Nikolin Ciko, i cili akuzohet se ka vjedhur farmacinë e spitalit të Korçës.
43-vjeçari ka vjedhur më datë 08.03.2021 dhe 30.08.2021 një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë.
Në deklaratën e tij pranë policisë, ai ka pranuar vjedhjen e medikamenteve. Justifikimi që përdori për këto veprime ishte se kishte borxhe dhe kredi për të larë.
Nikolin Ciko ishte infermier në urgjencë dhe merrej me pacientët me COVID, për këtë shkak ai dyshohet se ua shiste këtyre pacientëve medikamentet e vjedhura.
Në faqen e tij në “facebook” infermieri i cili është akuzuar që para një viti, ka bërë një postim ku e shpreh veten të pafajshëm. Të shumta kanë qenë komentet nga “friendsat” (shokët) e tij ku e quajnë njeri të ndershëm dhe me vlera duke iu hedhur kështu fajin gazetarëve.
Ky i fundit shfrytëzonte situatën e krijuar nga Covid-19 për të patur përfitime personale dhe bënte rolin e mjekut dhe u jepte recetë për trajtimin e sëmundjes pacientëve.
Postimi:





