• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Je një talent i lindur/ Pse disa njerëz kanë më shumë sukses se të tjerët?
Home
Jetë

Je një talent i lindur/ Pse disa njerëz kanë më shumë sukses se të tjerët?

14 December, 2017 k.autor Jetë

Pse disa njerëz kanë më shumë sukses se të tjerët? A është kjo një aftësi e lindur, e pranishme që nga lindja apo një sjellje e mësuar? Cilat janë tiparet që identifikojnë një sipërmarrës të suksesshëm?

Sipas Sangeeta Bharadwaj Badal, një hulumtuese e Gallup “talentet e lindura duket se i bëjnë disa njerëz më të zgjuar të vërejnë mundësitë e reja të biznesit, të marrin përsipër rrezikun, të jenë ‘shitës të lindur’ dhe të aftë në kultivimin e rrjeteve sociale –  të gjitha këto tipare që sjellin sukses për sipërmarrësit”.

Badal studioi dhe intervistoi 2,500 sipërmarrës amerikanë për të mësuar dhe kuptuar se cilat veprime dhe zgjedhje çuan në krijimin dhe rritjen e bizneseve. Përmes këtij studimi, ajo dhe ekipi i saj vëzhguan vazhdimisht 10 sjellje dhe zbuluan se çdo sipërmarrës përdor disa prej këtyre talenteve për të filluar ose për të zhvilluar një biznes.

10 talentet e sipërmarrësve të suksesshëm janë:

  1. Fokusi i biznesit

Vendimet bëhen në bazë të efektit të fitimit, qoftë të vërejtur ose të parashikuar.

  1. Besimi

Sipërmarrësit e njohin veten dhe kanë një kuptim të qartë për të tjerët.

  1. Mendimtar krijues

Njerëzit në këtë studim shfaqën kreativitet në marrjen e një produkti apo ideje ekzistuese, duke e kthyer atë të suksesshme.

  1. Delegues

Sipërmarrësit e suksesshëm nuk kanë frikë të lejojnë të tjerët ti ndihmojnë. Ata e kuptojnë se nuk mund të bëjnë gjithçka vetë dhe janë të gatshëm dhe në gjendje të lejojnë një ndryshim në stilin dhe kontrollin.

  1. Vendosmëri

Çdo sipërmarrës kalon nëpër kohë të vështira. Pavarësisht se disa morën hapa për t’i fshirë këto pengesa, sërish vazhduan biznesin në mes vështirësish.

  1. Pavarësia

Pavarësia nuk do të thotë të punosh vetëm, siç treguan këta sipërmarrës të suksesshëm. Ata janë në gjendje të bëjnë çfarëdo që është e nevojshme për ta bërë sipërmarrjen të suksesshme.

  1. Kërkues i dijes

Ata që kanë sukses janë gjithmonë duke kërkuar njohuri relevante që do të ndihmojnë biznesin e tyre.

  1. Promovues

Askush nuk e promovon biznesin më mirë se pronari i saj. Ky person është në gjendje të përcjellë qartë se çka është biznesi dhe të bindë të tjerët për vlerën e tij.

  1. Ndërtues i marrëdhënieve

Sipërmarrësit e kuptojnë se janë njerëzit rreth tyre që mund t’i ndihmojnë më shumë dhe të ndërtojnë marrëdhënie me ata që të mund të përfitojnë nga biznesi për mbijetesën dhe rritjen e tij.

  1. Marrës i rrezikut

Çdo sipërmarrje ose rritje e re përfshin rrezik. Sipërmarrësi i suksesshëm ka njohuri instinktive se si të zbusin dhe menaxhojnë situatat me rrezik të lartë.

Sipas këtij hulumtimi, ndërmarrësit kanë sukses kur ata janë në gjendje të shfrytëzojnë talentet e tyre dominuese natyrore. Ndërsa arsimi dhe trajnimi mund të ndihmojnë, aftësia e lindur do ta bëjë punën më të lehtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kirurgjia më e re me lazer ju lejon të ndryshoni ngjyrën e syve në vetëm 20 sekonda
Previous article 4 punë që ndoshta do të zhduken në 10 vitet e ardhshme. A është dhe e juaja një prej tyre?

k.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT