• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JAVA ITALIANE E KULTURËS/ Zhvillohet në Liqenin e Tiranës gara “Vrapo për autizmin”, Veliaj: Të gjithë kemi nevojë për…
Home
Sociale

JAVA ITALIANE E KULTURËS/ Zhvillohet në Liqenin e Tiranës gara “Vrapo për autizmin”, Veliaj: Të gjithë kemi nevojë për…

4 June, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Në Parkun e Liqenit Artificial u zhvillua sot gara e vrapimit “Run for Autism”, kushtuar ndërgjegjësimit për Autizmin.

Gara e organizuar nga Ambasada e Italisë në Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, erdhi në kuadër të Javës Italiane të Kulturës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se më shumë sesa çmimi ka rëndësi kauza për të cilën po garohet. “Sot rëndësi ka ta bëjmë garën, të marrim pjesë, të kuptojmë sa e rëndësishme është t’i japim një dorë njëri-tjetrit. Asnjeri nuk ia del vetëm. Të gjithë kemi nevojë për një dorë që na ndihmon, për një vesh që na dëgjon, për një mendje që logjikon me ne dhe për dikë që na jep zemër tërë kohës,” tha ai.

Veliaj shtoi se qëllimi i aktiviteteve të tilla është që t’u jepet të gjthëve një shans. “Na pëlqen që të gjithëve t’u japim një shans, pavarësisht se disa do shkojnë në kampionat botëror e lojëra olimpike, kurse disa të tjere duhet t’i fitojnë betejat e vogla përditë. Ne duam që Federatat tona sportive të kenë të gjithë këtë mentalitet, t’i japim secilit një mundësi të përfshihet, të ndihet që është pjesë e këtij qyteti,” u shpreh ai.

Një falenderim kryebashkiaku e kishte edhe për Ambasadën Italiane që çeli siparin e Javëve të Kulturës për këtë vit në Tiranë. “Java italiane e kulturës është aktiviteti që kemi më shumë për zemër, e që vërtet i kemi kushtuar shumë energji që të dalë sa më bukur dhe fëmijët, engjëjt tanë të mrekullueshëm, ta shijojnë jashtë mase. Jam shumë i lumtur sepse të gjitha ambasadat kanë javët e tyre të kulturës por kryesisht javët e kulturës janë të promovojnë shtetin e tyre,” tha ai.

“Është një nga ato rastet ku e rëndësishme është të marrësh pjesë. Do marr edhe unë pjesë, me siguri nuk do arrij i pari në finish, por edhe të arrish i fundit, është një kënaqësi e madhe,” tha ambasadori Bucci.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DJALI MBYTI NËNËN NË PËRMET/ Zbardhen detaje të reja: 24-vjeçari kërkonte të blinte armë...
Previous article ZBULOHET ÇFARË E SHKAKTOI TRAGJEDINË NË INDI/ Shkon në 300 numri i viktimave nga përplasja e trenave

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË KLOS/ 33-vjeçari mbytet në ujërat e lumit Mat Aktualitet

E RËNDË NË KLOS/ 33-vjeçari mbytet në ujërat e lumit Mat

DETAJE NGA VRASJA NË SHKODËR/ A u ekzekutua Aleksandër Koçeku për hakmarrje? Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba Aktualitet

DETAJE NGA VRASJA NË SHKODËR/ A u ekzekutua Aleksandër Koçeku për hakmarrje? Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba

TRONDITET VLORA/ Vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar Aktualitet

TRONDITET VLORA/ Vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT