• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JAVA E SIGURISE RRUGORE/ 5 të arrestuar dhe pezullohen 28 patenta
Home
Sociale

JAVA E SIGURISE RRUGORE/ 5 të arrestuar dhe pezullohen 28 patenta

19 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Në një prononcim për mediat policia rrugore ka thënë:  10 mujori i 2017 fal policisë rrugore ka bërë që të kemi rezultate më të mira se 2016 me më pak se 40 viktima. Vendi do të mbulohet me patrrulla në kontrroll të të dehurve tejkalimin e shpejtësisë përdorimin e celularëve gjatë vozitjes së makinës.

Për shkak edhe të trafikut për festat e nëntorit dhe fundvitit gjithashtu, policia do të zhvendosë radarët në akset me më shumë trafik për të parandaluar aksidentet në të gjithë vendin.

Policia rrugore beson se zhvillimet e qarkullimit rrugor e kanë të domosdoshme për të kaluar në një fazë tjetër. Eksperienca me rripin e sigurimit ka sjellë një ndryshim të dukshëm dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe me përdorimin e celularit gjatë vozitjes.

Posted by Policia e Shtetit on Sonntag, 19. November 2017

Gjatë 12 orëve të fundit kanë vijuar kontrollet me Drager e Radar nga Policia Rrugore e Tiranës Kontrollet e zhvilluara, në kuadër të detyrave të përcaktuara në Planin e Ri të Masave ” Për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”. Efektivat e Policisë Rrugore të Tiranës , në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave ” Për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës” , kanë organizuar pika kontrolli të lëvizshme në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të Tiranës, si dhe në akset rrugore të brendshme të qytetit, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme si dhe orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme.

Kontrollet kanë konsistuar në evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët:

• drejtojnë automjetin nën efektin e akoolit apo në gjendje të dehur.

• qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

• nuk përdorin rripin e sigurimit.

• përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit

• nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit

• qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.

Në këtë kuadër, janë evidentuar dhe arrestuar në flagrancë: * 5 drejtues mjetesh që drejtonin automjetin në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre si rezultat i drejtimit të automjetit në gjendje të dehur ka dalë nga rruga por pa pasoja. Janë pezulluar 28 Leje Drejtimi, konkretisht :

• 10 Leje Drejtimi për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara

• 18 Leje Drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur

Gjithashtu janë vendosur :

* 29 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit,

* 18 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

* 16 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

* 5 masa administrative për shkelje të semaforit,

* 9 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit,

* 4 masa administrative për gara shpejtësie,

* 4 masa administrative për xhama të errët,

* si dhe 34 masa të tjera administrative të ndryshme.

Janë bllokuar 5 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa. Si rezultat i kontrolleve të befasishme dhe me pika kontrolli të lëvizëshme në shumë akse rrugore brenda qytetit, Policia Rrugore ka evidentuar shumë drejtues mjetesh të cilët drejtonin automjetin në mënyrë të rregullt, duke i falenderuar ata për kontributin e tyre në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Policia Rrugore e Tiranës , do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm: Rritjen e sigurinë e jetës në rrugë .

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pavarësia e Katalonjës, Juncker: Jam shumë i shqetësuar
Previous article Tatimet njoftim të rëndësishëm për ligjin e faljes: Ja shansi i fundit për të përfituar

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT