• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JAVA BOTËRORE E UJIT”/ Balluku në Amsterdam: Rritje të kapaciteteve të ujësjellësve në të gjithë vendin
Home
Aktualitet

“JAVA BOTËRORE E UJIT”/ Balluku në Amsterdam: Rritje të kapaciteteve të ujësjellësve në të gjithë vendin

6 November, 2019 Delo.autor Aktualitet

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte e pranishme në konferencën e përvitshme, të organizuar në Amsterdam në kuadër të “Javës Botërore të Ujit”, me përfaqësues nga politika si dhe specialistë të sektorit të ujit nga të gjitha vendet e botës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Balluku shprehet se zgjidhjet e integruara për menaxhimin e ujit, ishin në qendër të diskutimeve të mbajtura në këtë konferencë, ndërsa shton se zhvilloi edhe një sërë takimesh me specialistë të fushës si dhe aktivistë të rëndësishëm. “Në AmsterdamIWW Conference, u diskutuan nga aktorët ndërkombëtarë, zgjidhjet e integruara për manaxhimin e ujit, një element jetik, i cili nuk merr asnjëherë vlerën e paçmuar që ka në të vërtetë. Bisedova me specialistë të fushës dhe aktivistë që prej vitesh mbrojnë këtë kauzë globale”, shkruan Balluku.

Më tej, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ndalet edhe tek puna e bërë nga Qeveria Shqiptare sa i takon sektorit të ujit, duke përmendur këtu strategjinë e menaxhimit të ujërave, teksa bën të ditur se po investohet intensivisht për rritjen e kapaciteteve të shërbimit të ujësjellësve në të gjithë vendin. “Qeveria shqiptare, sot më shumë se kurrë po investon intensivisht në rritjen e kapaciteteve të shërbimit të ujësjellësave në mbarë vendin.

Gjithashtu, sot mund të renditemi në vendet që kanë një strategji të qartë për menaxhimin e ujërave, duke përmirësuar dukshëm cilësinë e ambientit ku jetojmë. Veronica Manfredi, për @EU_Commission tha qartë se: shëndeti i ujërave tanë reflekton vlerat e shëndetshme të shoqërisë tonë”, mbyll postimin e saj në rrjetet sociale ministrja Belinda Balluku

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NDAJ PROKURORIT ARJAN NDOJ/ Tre të plagosurit ende në spital, si është gjendja e tyre
Previous article KOKAINË DHE HEROINË/ Policia operacion në Tiranë, tre shpërndarësit bien në pranga

Delo.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT