Shkencëtarët janë të shqetësuar se koronavirusi mund të shkaktojë dëmtime afatgjata në tru dhe sistemin nervor qendror, duke çuar potencialisht në Alzheimer pas disa vitesh nga infektimi.
Akademikët me bazë në SHBA dhe Mbretwrinw e Bashkuar po planifikojnë një studim global në shkallë të gjerë për të hetuar mundësinë që SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, mund të çojë në rënie njohëse, Alzheimer, Parkinson dhe forma të tjera të çmendurisë vite pas infektimit.
Pasojat e plota të problemeve të lidhura me trurin të shkaktuara nga koronavirusi nuk do të kuptohen plotësisht për dekada pasi të mbijetuarit plaken por autopsitë, studimet e miut dhe të dhënat nga viruset e tjera të frymëmarrjes janë arsye për shqetësim, paralajmërojnë studiuesit.
Aktualisht nuk ka prova që koronavirusi shkakton Alzheimer por është zbuluar se virusi është në gjendje të pushtojë trurin dhe shkencëtarët shpresojnë se studimi i tyre global mund të hedh dritë mbi këtë çështje.
“Që nga pandemia e gripit të vitit 1917 dhe 1918, shumë prej sëmundjeve të ngjashme me gripin janë shoqëruar me çrregullime të trurit.
Këto viruse të frymëmarrjes përfshinin H1N1 dhe SARS-CoV. Virusi SARS-CoV-2, i cili shkakton COVID-19, dihet gjithashtu se ndikon në tru dhe sistemin nervor”,- tha autori kryesor Dr. Gabriel de Erausquin në Universitetin e Teksasit.
Kërkimi do të kryhet së bashku me ekspertë me bazë në Britani në Universitetin e Leicester dhe Qendrën Mjekësore të Mbretëreshës në Nottingham.
Gripi spanjoll i vitit 1918 u lidh nga shkencëtarët me efektet e trurit të tilla si prishja e gjumit, ankthi dhe psikoza, simptoma që gjithashtu shihen tek pacientët Covid.
Megjithatë, aktualisht nuk ka të dhëna të mjaftueshme se si viruset ndikojnë në shëndetin njohës afatgjatë.


