Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste ka komentuar dhe dënimin e këngëtarit Bojken Lako për ndërtim pa leje.
Rama theksoi se Reforma në Drejtësi është e nevojshme, ndërsa tha se dënohet një këngëtar se hapi dy dritare, teksa strukturat shtetërore presin prej muajsh që gjykata apo gjykatësit të mos marrin në mbrojtje një pallat pa lejë në breg të detit.
“Reforma në drejtësi, duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe të ecim para. Duhet ta durosh, sado e tmerrshme të jetë të shohësh veten në një çanak me Ilir Metën dhe Sali Berishën duke ngrënë. Dënohet një këngëtar se hap një apo dy dritare, ndërkohë që strukturat shtetërore presin prej muajsh që gjykata apo gjykatësit të mos marrin në mbrojtje një pallat pa lejë në breg të detit. Duhet të durojmë. Në raport me sensin moral dhe logjik të drejtësisë në këtë vend ato janë skandale.”- tha Rama.


