• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JANË JASHTË KONTROLLI”/ SPAK nisi hetimin e “Call Center”-ave të bursave, çfarë po paralajmëron Artan Hoxha?
Home
Aktualitet
Kronikë

“JANË JASHTË KONTROLLI”/ SPAK nisi hetimin e “Call Center”-ave të bursave, çfarë po paralajmëron Artan Hoxha?

1 November, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme nisi sot një hetim për 13 kompani “call center”-ash me qendër në Tiranë pasi dyshohet se kanë mashtruar me shuma të mëdha një numër të konsiderueshëm qytetarësh të Bashkimit Europian.

Punonjës të “call center”-ave që njihen si “call center bursash” telefononin nga zyrat e tyre në Tiranë qytetarët e BE-së duke iu premtuar se nëse investonin shuma të mëdha në bursë apo në kriptomonedha do të siguronin fitime të mëdha më pas i mashtronin dhe zhdukeshin.

Një hetim i tillë u paralajmërua pak ditë më parë në “ABC” nga gazetari Artan Hoxha, i cili i ftuar në studion e “ABC LIVE” u shpreh se call center-at duhet të kalojë në sitë për aktivitetin që kryejnë në Tiranë, pasi ka shumë shtete që kanë ngritur shqetësime për mashtrime.

“Call center-at duhet t’i kalojnë në sitë, ata me cfarë nuk merren. Në Kosovë ndërhyri vetë Gjermania. Call center vendndodhjen ka në Shqipëri, aktivitetin nuk e ka këtu. Shumica i ke në apartamente. Kjo duhet të goditet sepse po bëhemi problem. Janë jashtë kontrollit” tha Hoxha.

I kontaktuar nga Abcnews.al pas hetimeve që nisi SPAK, Artan Hoxha u shpreh se në ditët në vazhdim pritet që të ketë zhvillime të tjera të rëndësishme. “Do të ketë zhvillime për call center-at sepse jemi bërë problem për BE-në” tha më tej ai.

Por cfarë ka dalë deri tani nga hetimet?

Gazetari i “ABC” Ermal Vija raportoi sot se hetimet e SPAK janë duke u kryer në kuadër të organizatës kriminale pas kërkesave nga Gjermania dhe Holanda. Pas ankesave nga qytetarët e tyre, këto shtete kanë filluar hetimet duke verifikuar komunikimet me operatorët e Call Center-ave, nga të cilat kanë zbuluar se bëhej fjalë për IP me qendër në Shqipëri.

Mashtrimi zgjaste për disa javë apo muaj pasi fillimisht viktimës i merrej një shumë e vogël parash dhe më pas nën premtimin për fitime të mëdha bindej që të investonte edhe më tepër.

Në fund, telefonuesi zhdukej duke i marrë të gjitha paratë investitorit nga BE, të cilat kalonin në numrin e llogarisë së kompanisë së call center-ave, nga të cilat operatori shqiptar fitonte përqindje të majme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PLOTË/ Nga grabitja e vëllait deri tek tentativa e vrasjes së djalit, si familja e Xhelal Reçit është sulmuar për disa vite
Previous article KUVENDI I PD MË 11 DHJETOR/ Kulluri: Qëllimi të fitojmë zgjedhjet e ardhshme, po fitoi Berisha garën në PD, i jap...

F.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT