• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JAM SHUMË KRENAR QË NDODHEM…”/ Balla: Belshi është kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik (FOTOT)
Home
Politikë

“JAM SHUMË KRENAR QË NDODHEM…”/ Balla: Belshi është kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik (FOTOT)

3 October, 2020 s.autor Politikë

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë nderoi me titullin “Mjeshtër” zonjën Resmije Tufa “Për përvojë shumëvjeçare, njohuritë dhe aftësitë profesionale në ushtrimin e profesionit të pastiçerisë si dhe për kontributin e dhënë ndër vite për përcjelljen e përvojës tek profesionistët e rinj.”

Resmije Tufa prej 25 vitesh së bashku me bashkëshortin ushtron zanatin e pastiçerisë në qytetin e Belshit. Së fundi ajo u asistua dhe u mbështet nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë e cila i akordoi dhe titullin “Mjeshtër”.

Të pranishëm në këtë ceremoni simbolike ishin Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, Kryetari i Dhomës së Zajtarisë Luan Bregasi, kryetari i Bashkisë së Belshit Arif Tafani, deputeti Musa Ulqini etj.

Në fjalën e tij Balla vlerësoi Dhomën e Zejtarisë në promovimin e njerëzve të punës, pikërisht ata njerëz që tregojnë faqen më të bukur të Shqipërisë, atë të mikpritjes.

Balla gjithashtu tha se disa vite më parë biznesi i bashkëshortëve Tufa nuk do të kishte këtë sukses që ka sot, kur Belshi është kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik.

“Para 5 vitesh ky biznes do të fshihej mes një sërë godinash, në një amulli që ka mbizotëruar në këtë qytet në 25 vitet e para të tranzicionit.

Në vitin 2015 Belshi nisi një rrugëtim të ri që duket qartë. Rrugëtimi nuk ka përfunduar. Ne socialistët e kemi zakon shprehjen “nuk keni parë gjë akoma”, sepse punët e rëndësishme që do të vijojmë në Belsh janë shumë të mëdha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas përfundimit të qendrës ne do ta shtrijmë transformimin e Belshit në çdo cep”, deklaroi Balla.

Numri dy i PS Balla nuk kurseu ironitë kur tha se të tilla çertifikata pune dhe sakrificash, vlejnë më shumë se dekoratat e politikës.

“Jam shumë krenar që ndodhem në këtë ceremoni kuptimplotë, ku një zonje të ndëruar i jepet ky titull.Jam i bindur se sapo ta marrë vesh presidenti i Republikës do të japë një dekoratë se ja ka marrë dorën me dekoratat këto kohë.

Por titulli që jep Dhoma Kombëtare e Zejtarisë vlen më shumë sesa titujt që jepen për punë politike.”
Çertifikimi nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë nuk është thjesht një simbolikë, por falë ndryshimeve në legjislacion, këto çertifikata njihen nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

Është në misionin e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë çertifikimi, gjurmimi gjetja dhe vlerësimi i njerëzve më profesionistë në të gjithë Shqipërinë. Zonja Resmije Tufa i shtohet listës së artë të mjeshtrave të Shqipërisë.

Nuk është vetëm kjo detyra e dhomës, ne kemi një mision të gërshetuar me sistemin dual gjerman, që do të thotë, paradite punon, pasdite trajnohesh, merr një profesion, merr një zanat dhe kjo shtëpi e zejtarëve çertifikon profesionistët.

Falë legjislacionit, çertifikimet e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë njihen nga Bashkimi Europian.
Ky ligj nuk mund të bëhej pa mbështetjen e qeverisë dhe të Kryeministrit Rama. Ai e kuptoi shumë mirë që në Shqipëri ka ardhur koha e vlerësimit të profesionistëve”, tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRMIRËSIMI I MOTIT/ Qytetarët e Kosovës dynden drejt Shqipërisë në fundjavë, fluks i madh në Morinë (VIDEO)
Previous article LORENC VANGJELI/ Të gjithë kundër Edi Ramës

s.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT