• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JAM RRITUR ME FOTON E BERISHËS NË SHTEPI”/ Gaz Bardhi: Krenar që u zgjodha sekretar me votën e tij, por kam…
Home
Politikë

“JAM RRITUR ME FOTON E BERISHËS NË SHTEPI”/ Gaz Bardhi: Krenar që u zgjodha sekretar me votën e tij, por kam…

11 November, 2021 F.autor Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi iu ka kërkuar mbështetësve të Sali Berishës që nëse duan të mbledhin Kuvendin Kombëtar të depozitojnë firmat sipas procedurës.

Në një konferencë për mediat, Bardhi ka cituar statutin e PD-së duke theksuar se vendimi për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar ose kryesia qendrore me propozim të kreut të PD, mund të mblidhet dhe kur e kërkon ¼ e delegatëve. Sipas tij, rregullat janë të miratuara nga vetë Berisha.

“Ju mund të më kërkoni që të verifikoj formularët dhe në ambientet e TV tuaj. Unë këtë nuk e bëj dot. E mbani mend kush ka qenë kryetar partie në 2010, ka qenë Sali Berisha, jo Lulzim Basha. Ky është statuti i PD-së, miratuar nga Kuvendi Kombëtar në 2009. Në nenin 34, pika 6 ku rregullohet Kuvendi, thuhet e njëjta gjë që thuhet edhe sot për mbledhjen e Kuvendit.

Përcakton se vendimi për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar ose kryesia qendrore me propozim të kreut të PD, mund të mblidhet dhe kur e kërkon ¼ e delegatëve. Ka protokolle, jemi institucion. Kjo parti ka historinë e tij 30-vjeçare. Pas këtij Kuvendi është mbledhur Këshilli dhe ka miratuar tre rregullore.

Rregullore pune e organeve qendrore të PDSH, rregullore e funksionimit të komisionit të apelimit të PDSH, dhe rregullore për kontributin financiar të PDSH-së.

Neni 3 ka bërë interpretimin e statutit, kur ishte kryetar Berisha. Kohën, vendin dhe rendin e ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar e njofton kryesia e PDSH mbi bazën e kërkesave siç parashikohet në nenin 34 të statutit. Kërkesat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të partisë duhet t’i dërgohen Kryesisë me shkrim, se nuk njoftohen me ‘Facebook’ delegatët,  se kështu thotë formulari. Ka rregulla institucioni”, deklaroi Bardhi.

Sipas tij, Komisioni i verifikimit të mandateve në Kuvendin Kombëtar nuk verifikon firmat për thirrjen e Kuvendit.

“Strazimiri tha se puç është kur shkelen rregullat. Këto kanë qenë rregullat të miratuara nga vetë Sali Berisha. Statuti një interpretim ka, ndaj ka një praktikë të tërë si mblidhet Kuvendi, si verifikohen mandatet. Nuk bën verifikim firmash Kuvendi Kombëtar.

Nëse nuk verifikohen firmat para se të shkohet në Kuvend, kush e ka thirrur Kuvendin? Kuvendin e thërret kërkesa e të paktën ¼ të anëtarëve të Këshillit Kombëtar që kanë emër dhe mbiemër. Si mund të thuhet nuk i jepet sekretarit të përgjithshëm? Gjysma e përbërjes së Kuvendit Kombëtar është publike. Çfarë të dhënash mbajnë konfidenciale. Të dhënat mbahen konfidenciale sepse nuk janë firmat, po të ishin firmat do ishin depozituar sipas rregullave. A duan Kuvend Kombëtar të PD-së, të sjellin firmat. Nuk mbledhim organe partish me shpikje personale për halle personale. Kjo është parti e demokratëve. Nuk ka të drejtë askush të tallet as me sakrificën e as mundin e tyre. Unë jam zgjedhur sekretar në 2019 me firmën e Berishës, jam krenar për këtë gjë. Jam rritur me fotografinë e Sali Berishës në shtëpinë time, por kjo nuk më pengon që kur unë shikoj që ngatërrohet interesi i demokratëve me interesin personal, unë me përgjegjësinë që kam duhet të mbroj interesin e PD-së dhe demokratëve. Nëse duhet të mblidhet Kuvendi, depozitoni firmat sipas procedurës”, tha Bardhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO E JANARIT/ “Dridhet” Milani, Juventus hyn në garë për shërbimet e mbrojtësit "kuqezi"...
Previous article KRITIKA PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Presidenti Bardhi mbledh trajnerët, ja prapaskenat te Dinamo

F.autor

Postime të ngjashme

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë Politikë

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë... Breaking News

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë...

ÇFARË NDODHI? Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj Politikë

ÇFARË NDODHI? Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT