• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Jam nëndrejtor i ALUIZNI-t”/ Zbulohet skema si u zhvatën katër persona (EMRAT)
Home
Sociale

“Jam nëndrejtor i ALUIZNI-t”/ Zbulohet skema si u zhvatën katër persona (EMRAT)

22 January, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Një person është dënuar me 5 vjet burg nga Gjykata e Tiranës, pasi u provua se ka mashtruar katër persona duke u hequr si zyrtar i ALUIZNIt. Bëhet fjalë për shtetasin Artan Laçi, i shpallur fajtor për veprën penale të “mashtrimit” më shumë se një herë dhe “mashtrimit me pasoja të rënda”. Sipas dosjes hetimore, i pari që ka rënë në grackë ka qenë shtetasi Xh.K. i cili ka takuar përmes shtetasit I.T. të pandehurin, që u është prezantuar si nëndrejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t.

 Viktima e parë i ka kërkuar ndihmë për të legalizuar një banesë dhe ai fillimisht i ka marrë 60 mijë lekë të rinj për të bërë pagesat përkatëse. Pas 20 ditësh, Laçi i ka marrë edhe 88 mijë lekë të tjera kallëzuesit. Në total, kallëzuesi i ka dhënë Laçit 320 mijë lekë të rinj dhe ka zbuluar skemën vetëm kur ka pyetur për Laçin pranë ALUIZNI-t. Po kështu, edhe shtetasit I.T. dhe L.S. kanë kallëzuar Laçin se janë mashtruar në të njëjtën mënyrë.

Ai u është prezantuar si nëndrejtor i ALUIZNI-t dhe u ka marrë përkatësisht 3400 euro dhe 170 mijë lekë shtetasit I.T. dhe 170 mijë lekë shtetasit L.S. Por nuk mbaron këtu historia. Edhe një shtetase ka rënë pre e mashtrimit nga Laçi. Ajo është Sh.M., e cila ka kallëzuar Laçin se i është prezantuar si punonjës i INUV që kishte njohje tek ALUIZNI.

Ai i ka premtuar shtetases së më- sipërme dhe bashkëshortit të saj se do t’i siguronte lejen e ndërtimit të banesës së tyre si dhe do të ndiqte procedurat e pronësisë së një toke të ndodhur në Golem të Kavajës. Sh.M. ka kallëzuar se Artan Laçi i ka marrë në total 5.8 milionë lekë të rinj dhe e ka mashtruar.

Gjykata në përfundim e dënoi me 7 vjet burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe 6 vjet burg për “mashtrim” të kryer më shumë se një herë. Në përfundim, ai dënohet me 5 vjet burgim, pasi përfiton nga gjykimi i shkurtuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET DOKUMENTI/ Si përgjigjej Petrit Vasili për incineratorët kur ishte ministër Drejtësie (FOTO)
Previous article Historike: VAR-i do të përdoret për herë të parë në një Botëror

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur protestuesit heqin flamurin izraelit nga Ambasada në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur protestuesit heqin flamurin izraelit nga Ambasada në Tiranë

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN LUSHNJE-TIRANË/ Benz-i përplas për vdekje të riun (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN LUSHNJE-TIRANË/ Benz-i përplas për vdekje të riun (EMRI)

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët Aktualitet

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT