• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JAM GRINDUR ME…”/ Gjendet 15 vjeçarja që u arratis me 22 vjeçarin shqiptar, si e njohu në “Instagram” dhe më pas…
Home
Aktualitet
Kronikë

“JAM GRINDUR ME…”/ Gjendet 15 vjeçarja që u arratis me 22 vjeçarin shqiptar, si e njohu në “Instagram” dhe më pas…

24 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 15-vjeçare shqiptare e cila ishte zhdukur që prej fillimit të kësaj jave është gjetur nga policia greke. Adoleshentja Fotini Giannopoulou ishte arratisur bashkë me një 22 vjeçar nga Shqipëria pasi e kishte njohur në Instagram. “Jam grindur sërish me prindërit dhe dua të largohem”, kështu i është shprehur Fotinija shoqes së saj 17 vjeçare, përpara se të largohej nga shtëpia.4-42-696×429

Menjëherë pasi ishte larguar nga shtëpia, Fotini ka zhvilluar biseda online me një 22-vjeçar nga Shqipëria por edhe me shoqen e saj 17-vjeçare, të cilën e ka takuar në stacionin e metrosë në Anthoupolis.

“Të presim dhe të shohim”, thuhet se i ka shkruar e reja, 15-vjeçares, duke e çuar në shtëpinë e saj në Agios Panteleimonas, ku ishte e pranishme edhe nëna e saj 42-vjeçare.

Policia ka arrestuar të dyja femrat bashkë me 22-vjeçarin. Para se të mbërrinte në qendër të Athinës, Fotini ishte takuar me të riun nga Shqipëria dhe kishin kaluar kohën së bashku.

I i riu ka kontaktuar edhe një herë vajzën në Instagram dhe kanë lënë takim në sheshin Agios Panteleimon. Mëngjesin e së enjtes, policia greke ka lokalizuar 22-vjeçarin, i cili jetonte në një kamp rom në Aspropyrgos dhe me ndihmën e tij, ka mundur të gjejë 15-vjeçaren.

Tre të arrestuarit akuzohen se kanë rrëmbyer një të mitur, pasi e kanë bindur të largohej nga shtëpia.

Siç rezultoi nga hetimet paraprake, 15-vjeçarja doli vullnetarisht nga shtëpia e saj në Peristeri dhe u takua në stacionin e metrosë në Anthoupolis me 17-vjeçaren.

Në mbrëmjen e së njëjtës ditë, e reja ka takuar 22-vjeçarin në Aspropyrgos, kanë dalë me miqtë dhe mëngjesin e së mërkurës i riu e ka çuar në shtëpinë që strehohej në Agios Panteleimon.

15-vjeçarja iu nënshtrua ekzaminimeve në prani edhe të një psikologu për fëmijë. Sipas dëshmive të mbledhura nga policia vajza ka pasur përplasja të shpeshta me familjen e saj.

Më parë ajo ka pretenduar se ishte dhunuar, por nga ekzaminimi i mjekëve në spitalin e fëmijëve si dhe nga raporti i mjekëve nuk u zbulua ndonjë traumë e “dyshimtë”, shkruajnë mediat greke.

Gjithashtu mësohet se vajza nuk e kishte për herë të parë që largohej nga shtëpia, pasi të njëjtën gjë kishte bërë edhe në të kaluarën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA E BBC/ Si Moska i riktheu tmerret e Luftës së Dytë Botërore në shekullin 21?
Previous article AKSIDENT NË TIRANË/ Motomjeti përplaset me autobusin, humb jetën në spital 45-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT