• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JAM ERJON VELIAJ, MË DUHEN…”/ Si u zbulua mashtruesi që kërkonte të zhvaste biznesmenin
Home
Aktualitet
Kronikë

“JAM ERJON VELIAJ, MË DUHEN…”/ Si u zbulua mashtruesi që kërkonte të zhvaste biznesmenin

29 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Tiranës ka dënuar 5 persona si të përfshirë në një rast mashtrimi për t’i zhvatur paratë një biznesmeni ndërtues.

Vendimi është dhënë në muajin korrik nga togat e zeza, kur “truri” i kësaj skeme mashtruese u gjykua dhe dënua në mungesë pasi nuk ishte arrestuar.

Bëhet fjalë për Xhensil Hidën, i cili pretendonte se ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe i dërgoi SMS në aplikacionin “Telegram” një ndërtuesi në Tiranë duke i kërkuar një shumë parash 70 mijë euro, me pretendimin se i nevojiteshin një miku të tij.

Në dosjen hetimore që Report Tv disponon, ndërtuesi ka treguar vendin që ishte caktuar si pikëtakimi për dorëzimin e parave.

“Më pasi ai i ka thënë se do t’ja dërgonte lekët te ai (duke nën kuptuar zyrën e Kryetarit të Bashkisë) dhe ai i ka thënë se nuk i donte lekët tek zyra, por do shkonte t’i merrte një person. Ditën e ngjarjes, ai i ka kërkuar t’i dërgonte një numër kontakti që t’i jepte lekët, dhe i ka thënë se do t’i dërgonte një numër dhe se i ka kërkuar të mos vonohej por të nisej për Vlorë. Më pas e ka marrë një numër telefoni duke i thënë se ishte tek lokal “****” në Lushnje duke i thënë se do të merrte porosinë, por kallëzuesi i ka kërkuar të vinte te biznesi i tij pranë “****”, Tiranë. Rreth orës 13:05 e ka telefonuar përsëri duke i thënë të dilte se ishte te parkimi i “****””,thuhet në vendim.

Hida është gjykuar në mungesë dhe u dënua me 3 vite burgim, që për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht me 2 vite. Xhensil Hidaka qenë i arratisur në Gjermani ku dhe u arrestua për llogari të autoriteteve shqiptare pasi ndaj tij kishte masë sigurie “arrest në burg”. Ai u deportua nga Gjermania në vendin tonë dy ditë më parë, më 27 gusht, ndërsa sot në orën 14:00 u bë verifikimi i masës së sigurisë. Xhensil Hida nuk bëri asnjë koment në seancën e sotme, por pranoi se në vendimin e dhënë nga gjykata bëhet fjalë pikërisht për të.

Dënimi ndaj tij nuk ka marrë formë të prerë dhe do të vijojë të qëndrojë në masën “arrest në burg”.

Ndërsa i pandehuri tjetër, Leonard Xhika, u dënua gjithashtu me 2 vite burgim pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, por dënimi u pezullua në 4 vite shërbim prove.

Xhika ishte personi që kishte shkuar të merrte paratë nga ndërtuesi, sipas udhëzimit që i kishte dhënë Xhensil Hida.

Kurse 3 personat e tjerë, Mikel Panxhi, Xhonatan Xhaferri dhe Petro Ferzaj, u dënuan me nga 8 muaj burg për veprën penale të moskallëzimit të krimit. Këta ishin personat, të cilët u kontaktuan nga Xhensil Hida që të merrnin shumat e pretenduara të parave nga Leonard Xhika.

Sipas hetimeve të kryera nga prokurori i Tiranës, Arben Agovi, në fakt dorëzimi i vërtetë i parave nuk ndodhi asnjëherë, pasi ndërtuesi kishte njoftuar autoritetet dhe takimi që u realizua ishte i simuluar. Brenda çantës së pretenduar të parave, në fakt nuk kishte shuma monetare, por ishte e mbushur me letra. Pas dorëzimit të çantës nga biznesmeni, ndërhyri policia duke bërë arrestimet.

Biznesmeni ndërtues, i cili denoncoi ngjarjen, ka sqaruar se me personat në fjalë nuk ka njohje të mëparshme. Kjo ishte hera e dytë që persona të caktuar tentonin ta mashtronin për t’i marrë para. Rasti i parë kishte ndodhur 2 vite më parë, nga persona të tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRITEN RESHJE SHIU TË DENDURA NË TIRANË/ Bashkia apel qytetarëve: Evitoni lëvizjet e panevojshme
Previous article "GJYKATËSIT NUK JANË MALIQËR..."/ Rama i përgjigjet KLGJ-së: Mos harxhoni kohën për të gjykuar si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT