• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JAM E PREKUR NGA…”/ Tsikhanouskaya përshëndet mbështetjen e ofruar për opozitën bjelloruse
Home
Nderkombetare

“JAM E PREKUR NGA…”/ Tsikhanouskaya përshëndet mbështetjen e ofruar për opozitën bjelloruse

30 May, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Liderja opozitare bjelloruse Svyatlana Tsikhanouskaya ka përshëndetur mbështetjen e shprehur për lëvizjen e saj nga njerëzit në gjithë botën, pasi Bjellorusia ka devijuar një fluturim dhe ka arrestuar gazetarin disident Raman Pratasevich.

“Jam shume e prekur nga mbështetja që shoh në Lituani dhe gjithë botën”, u ka thënë Tsikhanouskaya gazetarëve në Vilnius më 29 maj, pasi protestat janë mbajtur në disa qytete evropiane për të shprehur solidaritetin me opozitën bjelloruse.

Më pas ajo ka falënderuar të gjithë përmes Twitterit “për atmosferën fantastike”.

Tsikhanouskaya ka kërkuar mbajtjen e protestave për të shënuar përvjetorin e parë të arrestimit të burrit të saj Syarhey Tsikhanouski, një bloger i famshëm, i cili kishte planifikuar të kandidonte kundër liderit autoritar Alyaksandr Lukashenka në zgjedhjet e mbajtura në gusht të vitit të kaluar.

Tsikhanouski vazhdon të jetë në burg dhe përballet me disa vite burgim nëse dënohet për akuzat që lidhen me tentim për pjesëmarrje në zgjedhje.

Përveç Vilniusit, protesta janë mbajtur edhe në Kiev e Varshavë, ku kanë folur prindërit e gazetarit Pratasevich, i cili është ndaluar, bashkë me të dashurën e tij më 23 maj, pas uljes me forcë të aeroplanit.

U bëj thirrje vendeve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara që të na ndihmojnë ta lirojmë Ramanin dhe Sofian, si dhe të gjithë ata që janë burgosur”, ka thënë nëna e Pratasevich, Natalia, para një turme me qindra persona.

Protestuesit kanë mbajtur fotografitë e Pratasevich dhe Sapegas dhe kanë mbajtur flamujt bardhë e kuq, të opozitës bjelloruse.

Ata janë dëgjuar duke bërtitur “Ndihmoni Bjellorusinë” dhe “Liri për Bjellorusinë”.

Pratasevich, 26-vjecar, përballet me akuza për trazira civile, vepër që ndëshkohet deri më 15 vjet burgim.

Anëtarët e Koalicionit për Liri të Mediave kanë lëshuar një deklaratë më 29 maj, duke dënuar uljen e detyrueshme të aeroplanit dhe arrestimin e Pratasevich.

“Ky veprim i pashembullt përbën një sulm të drejtpërdrejtë në lirinë e mediave dhe ka ndikim serioz në të drejtën për liri të shprehjes dhe opinionit më gjerësisht”, ka thënë ky koalicion përmes një deklarate të publikuar në faqen e Departamentit amerikan të Shtetit.

Vendimi i Lukashenkas për të ndalur aeroplanin e kompanisë Ryanair dhe arrestimin e Pratasevich ka nxitur sanksione të reja nga Shtetet e Bashkuara, dhe kërcënim për sanksione më serioze nga Bashkimi Evropian.

Shumë vende evropiane u kanë bërë thirrje kompanive të tyre ajrore që të shmangin hapësirën ajrore të Bjellorusisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ZHDUK MBRËMJEN E DJESHME/ Portieri 24-vjeçar gjendet i mbytur në liqenin e Ohrit, detajet
Previous article FESTON SOT DITËLINDJEN/ Ja sa vjeç mbush Nevina Shtylla (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit Botë

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit

PARALAJMËRIMET E RUSISË/ Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore Botë

PARALAJMËRIMET E RUSISË/ Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT