• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ja pse jemi më gjaknxehtë në stinën e verës
Home
Jetë

Ja pse jemi më gjaknxehtë në stinën e verës

8 August, 2018 F.autor Jetë

Temperaturat e larta gjatë stinës së verës mund të shkaktojnë inat dhe stres dhe kjo është vërtetuar nga studimet shkencore.

Diell, det, vapë, pushime dhe relaks. Atëherë, si mund të jesh i trishtuar apo i nevrikosur? Epo, mund të ndodhë. Lana del Rey e përcolli më së miri këtë ndjenjë, 5 vite më parë, me hitin e saj “Summertime Sadness” apo kantautori Bruno De Martino, i cili thoshte përmes këngës së tij se duhet ta urrejmë verën.

Stresi, nervozizmi dhe tensioni janë pasojat e para të valës së të nxehtit gjatë muajve të verës. Ky është rezultati i një studimi publikuar nga britanikja “The Sun”, që është prezantuar së fundi nga kërkuesit e Universitetit të Ponzan, në San Diego. Sipas studimit, hormonet e stresit rriten bashkë me rritjen e temperaturave, duke mbrojtur kështu fenomenin që ata e kanë quajtur njësoj si kënga e Lana del Rey “Summertimes Blues”.

Dhe sipas shkencëtarëve, kjo provohet më së miri nga statistikat, pasi numri i krimeve përgjatë muajve të verës rritet ndjeshëm, bashkë me episodet e dhunës në shoqëri apo familje. Muajt e verës, sidomos maji, qershori e korriku janë muajt më të rrezikshëm për fenomenet që lidhen me vrasjet.

Studimet kanë treguar gjithashtu se rritja e temperaturave rrit automatikisht ritmin kardiak, të nivelit të testosteronit dhe reaksionet e metabolizmit, që nxisin atë që njihet si “sistemi nevrik simpatik”, që është përgjegjës për reagimin ndaj një stimulimi sado të vogël.

E gjitha kjo përkthehet menjëherë në një ndryshim të gjendjes shpirtërore: i nxehti na bën më nevrik, më budallenj dhe sidomos më të dhunshëm. Të gjithë ndihemi në siklet edhe me trupin tonë nga i nxehti, i cili ndikon menjëherë në humorin tonë, që në rastet më të këqija, mund të dëmtojë edhe trurin.

Ky është thjesht një shqetësim sezonal, që nuk ka komplikacione të mëtejshme. Por cila do të ishte zgjidhja? Studiuesit e kanë një këshillë: në muajt e nxehtë thjesht përpiquni të jeni të qetë e të lumtur, ashtu siç pushimet duhet të jenë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËNI KUJDES/ Yndyrat dhe sheqernat përshpejtojnë plakjen
Previous article MERR FUND DILEMA/ Mandzukic ZBULON të ARDHMEN e MODRIC në “Instagram” (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT