• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ja pse brokoli iu mban trupin në formë
Home
Shëndet

Ja pse brokoli iu mban trupin në formë

24 October, 2017 Redaktor2 Shëndet

Brokoli është një nga ushqimet më të shëndetshme dhe këtë e dinë të gjithë. Por shumë pak e dinë që në fakt brokoli ndihmon diabetikët që të mbajnë në kontroll glukozën.

Lajmi është bërë i ditur nga një grup shkencëtarësh të cilët thonë se kanë zbuluar një përbërës tek brokoli që duket i dobishëm për të luftuar sëmundjen.

Shkencëtarët studiuan mijëra bimë

Interesantë për kërkimin farmakologjik është qasja ku shkencëtarët e Universiteti Lund në Zvicër kanë arritur që të zgjedhin pikërisht molekulën e pranishme në brokoli si një trajtim të mundshëm. Bëhet fjalë për trajtimin e diabetit të tipit 2, i bazuar në 50 gjene të shprehura në indet e mëlçisë së sëmurë.

Më pas shkencëtarët testuan mijëra përbërës, saktësisht 3853, që besohet se mund të kishin gjenet e mundshme për kurim. Në mesin e tyre, ata kanë identifikuar sulforanin, që gjendet tek shumë bimë por në nivele më të larta janë identifikuar tek brokoli, që janë në gjendje të ndikojnë në luftimin ndaj sëmundjes.

Testimet e kryera

Ky përbërës ka reduktuar prodhimin e glukozës në qelizat e mëlçisë. Tek minjtë ka treguar se është në gjendje që të zhvendosë gjenet e mëlçisë në një gjendje që janë pak më të ngjashme me atë të sëmundjes. Së fundmi ky përbërës është testuar edhe tek qindra pacientë me diabet tipit 2.

Në këtë rast, brenda tre muajsh pacientët që kanë ekstrakte të koncentruar të brokolit, kanë pasur një rënie të nivelit të glukozës në gjak. Përbërësi ka funksionuar veçanërisht tek ata pacientë që vuanin nga diabeti i tipit 2.

Jo vetëm diabetinSulfurani më herët ka qenë objekt i hulumtimeve të shumta, në veçanti për efektin e tij mbrojtës kundër kancerit, ndoshta për shkak të kapacitetit të tij anti-oksidant. Sipas një studimi të fundit, përbërësi mund të jetë i dobishëm në kontrollin e obezitetit.

Përdorimi i sulfuronit si një terapi për diabetin është parë me interes të veçantë, duke pasur parasysh se nga kjo sëmundje vuajnë rreth 300 milionë njerëz në të gjithë botën dhe një pjesë e tyre 15% nuk mund të marrin trajtime standarde, për rreziqet që i shkaktohen veshkave

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Raport 22 faqësh kundër Tahirit, PD-LSI dalin me një qendrim
Previous article Mercedes-Benz teston kamionët vetë-vozitës për pastrimin e borës [Video]

Redaktor2

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT