Çdokush që ka qenë në dietë, e di se sa e vështir është të heqësh këto kile të padëshiruara Megjithatë, ekziston një mënyrë e cila do ju ndihmoj gjatë ditëve të nxehta mjaftojnë vetëm disa produkte bazë.
Ja recetat e pijeve që do t’ju shpëtojnë nga pesha e tepërt:
Pije me kumbull
Përgatitja:
2 litër ujë
100 gr kumbulla
Vendosini të dyja bashkë në një kavanoz dhe lërini në frigorifer për një javë, pasi t’i nxirrni filtrojeni lëngun dhe pini 1 gotë çdo mëgjes.
Kumbullat heqin toksina, duke përshpejtuar humbjen e peshës. Ato përmbajnë vitaminë A, kalium, magnez dhe hekur për të na mbajtur në formë. Mos pini më shumë se një gotë në ditë.
Ujë me kanellë dhe mjaltë
Përgatitja:
1 gotë ujë
1 lugë çaj mjaltë
1/2 lugë çaj kanellë
Pini 1 gotë çdo mëngjes
Kanella ul nivelin e sheqerit në gjak, ndihmon tretjen dhe përmirëson metabolizmin. Shkencëtarët thonë se zëvendësimi i sheqerit me mjaltë mund të parandalojë shtimin e peshës.
Ujë me limon dhe xhenxhefil
Përgatitja:
1 gotë ujë
1/2 kokërr limoni
1/2 lugë çaji xhenxherfil të grir
Pini një gotë çdo mëngjes
Shumë dietolog e konsiderojnë xhenxhefilin si një produkt i çudibërës për humbjen e peshës, sepse lehtëson ënjtjen dhe ndihon në eleminimin e lëngjeve të tepërta nga trupi. Limoni stimulon veshkat, ndihmon në eleminimin e toksinave dhe rregullon tretjen.
Ujë me disa përbërës
Përgatitja:
2 litër ujë
Lëngun e një limoni
Shtoni kastravec të grir imët
Xhenxherfil
10 gjethe të fresjëta mente
Vendosini të gjithë produktet bashkë në një kavanoz dhe vendosini në frigor për 15 orë.
Nga ky lëng pini 8 gota në ditë për 4 ditë.
Ky lëng është një nga recetat më efektive të humbjes së peshës. Ndihmon në ndarjen e shpejtë të yndyrave, heqjen e fryrjes dhe heqjen e ënjtjes.
Sidoqoftë, ashtu si me çdo pije diete tjetër, duhet të kontrolloni ushqimet që konsumoni në mënyrë që kilet e humbura të mos zëvedësohen.