• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ja kush do të jenë partneret e Ardit Gjebreas në “Kënga Magjike”
Home
Showbiz

Ja kush do të jenë partneret e Ardit Gjebreas në “Kënga Magjike”

22 October, 2017 Ina.Autor Showbiz

 

​Ardit Gjerbrea, njofton se partneret e tij në edicionin e 19-të të Këngës Magjike do të jenë Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu.

Por moderatoret e sezonit të ri të Televizionit Klan ende nuk e dinë, ndaj Gjebrea ka ftuar nënat e tyre për t’ua dhënë lajmin nëpërmjet një suprize të këndshme.
Nënat e Nevina Shtyllës dhe Arjola Shehut janë ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” për t’ju dhënë nga një mesazh të bijave, por asgjë nuk është siç duket. Mira, nëna e Arjolës dhe Sofi, nëna e Nevinës rrëfejnë se do të zhvillojnë një lojë për të bijat.

Mira do t’i ofrojë Arjolës një bursë jashtë shtetit për të zhvilluar masterin, për të cilin do t’i duhet të heqi dorë nga emisioni i saj “Kush vjen për drekë” në Televizionin Klan. Ndërsa Sofi do t’i thotë të bijës se ka vendosur që të pranojë kërkesën e kunatës së saj për ta marrë Nevinën në Austri që të zhvillojë studimet e masterit, ndaj edhe asaj do t’i duhet të lejë emisionin e saj “Jo vetëm modë”.

Por edhe për nënat e moderatoreve ka një mesazh.Aleksandër Frangaj, drejtori i përgjithshëm dhe Armand Shkullaku, drejtori i programeve të Televizionit Klan njoftojnë se në Dhjetor do të nisë një emision i ri, por nuk po vendosin se kush do ta prezantojë.

“Kemi një problem që nuk po e zgjidhim dot … Lajmi është që në Dhjetor Tv Klan nis një program shumë të rëndësishëm, ‘prime time’, program që ne besojmë se do të ketë goxha shikueshmëri dhe do të jetë një surprizë e bukur. Por problemi është që kush nga dy gazetaret tona do ta prezantojë, Arjola apo Nevina? Jemi me drejtorin e përgjithshëm, kemi disa kohë që jemi në këtë dilemë të madhe. Kështu që mendoj që këtë dilemë t’ua përcjellim ju dhe të jenë mamatë ato që do të vendosin se kujt nga vajzave do t’i japim me konsensus të drejtën për ta drejtuar këtë program”.

Sofi propozon që në këtë emision të moderojnë “një ditë njëra një ditë tjetra”, që të mos i ngelë hatri asnjërës. Së bashku thonë se nuk mund të vendosin ato për fatin e të bijave, pasi janë shoqe dhe të afta, ndaj do t’ju duhet drejtuesve të vendosin.
Arjola Shehu pranon ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion “E Diela Shqiptare”. Ajo përmend personat që mund ta kenë ftuar, duke përmendur edhe të ëmën. Kur e sheh në ekranin e murit ndarës emocionohet dhe përlotet.

/AlpeNews.al/

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çmendet Apple, prodhon këllëfin më të shtrenjtë se vet iPhone
Previous article 2 tonë drogë në Ferrara/ Identifikohet shqiptari që bënte transportin (EMRI)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni? Gossip

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni?

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang Gossip

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale Gossip

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT