• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ja kush kryeson listën mes ushqimeve që ‘vrasin’ trurin
Home
Shëndet

Ja kush kryeson listën mes ushqimeve që ‘vrasin’ trurin

26 January, 2018 g.autor Shëndet

Disa ushqime që hani çdo ditë mund të dëmtojnë trurin tuaj, si dhe aftësinë e të mësuarit, të dëmtojnë gjithashtu kujtesën. Ka akoma më keq, pasi zgjedhja e gabuar e ushqimit dhe pijeve gjatë gjithë jetës mund të çojë në sëmundjen e tmerrshme dhe vdekjeprurëse të Alzheimer. Shkencëtarët kanë ngritur alarmin se kjo është koha që shoqëria njerëzore të fillojë të mendojë me seriozitet për sëmundjet vdekjeprurëse si Alzheimer, kanceri dhe sëmundje të tjera të zemrës, para se të jetë tepër vonë. Gjatë gjithë jetës sonë, në fakt kujdesi duhet të jetë maksimal, si në të 30-tat, të 40-tat dhe të 50-tat, zgjedhjet që bëjmë ne me ushqimin tonë të përditshëm mund të parandalojnë shumë nga këto sëmundje të tmerrshme.

Ushqimi që kryeson renditjen e ‘vrasësve’ të trurit tuaj: Fruktoza

Në një studim në 2012 botuar në “Journal of Physiology”, studiuesit zbuluan se një dietë e pasur me fruktozë me kalimin e kohës mund të dëmtojë kujtesën tuaj dhe aftësinë e të mësuarit. Përtej dëmtimit të trurit tuaj, është e njohur në botën e studiuesve se shumë fruktozë mund të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës në trup dhe me kalimin e kohës. Ndoshta mund të çojë në diabetin e tipit 2 dhe shtimin e yndyrës në trup. Nëse këto rreziqe nuk janë të mjaftueshme, lexoni akoma se një dietë me shumë fruktozë ndikon negativisht në nivelet e triglicerideve në gjak, gjithashtu edhe te kolesteroli i keq LDL, që shkakton pllaka në arteriet tuaja.

Mesatarish një person sipas dietës moderne perëndimore të ushqimit të përpunuar konsumon një sasi të madhe të fruktozës pa menduar fare për përmbajtjen e saj te pijet me ëmbëlsues (zakonisht shurup fruktoze misri), lëngjet e portokallit, ushqimet e përpunuara, si ëmbëlsira, karamele, apo shtesat e saj te salcat e blera në dyqane, buka dhe drithërat, madje edhe ketchup-i.

Madje, duhet të dini se edhe shumë pije sportive, megjithëse tregtohen si “të shëndetshme”, mund të kenë sasi të mëdha të shurupit të misrit ose fruktozës kristalore, si sheqer kryesor. Këto pije sportive mund të jenë po aq të këqija sa një pije me gaz për trupin dhe trurin tuaj. Mos u mashtroni nga marketingu i tyre që tregon fotografitë e atletëve profesionistë që e shijojnë një pije të tillë.

Gjithashtu, duhet të dini edhe se shurupi ‘agave’ (nektar agave), i cili tregtohet si sheqer diabetik “i shëndetshëm”, është një nga format më të përqendruara të fruktozës së përpunuar. Të gjitha këto ushqime dhe pije të ngarkuara me fruktoza janë të lehta për t’u shmangur edhe nëse vendosni të hani me vetëdije … për shembull, të bëni salca për sallatë në shtëpi nga vaji juaj i preferuar i ullirit dhe uthull me erëza të shtuara ose të zgjidhni të pini çaj të ëmbëlsuar me mjaltë dhe limon në vend të pijeve të ëmbla ose lëngjeve të gatshme. Nëse përdorni shumë ketchup, përpiquni të zvogëloni sasinë, duke u përzier me mustardë ose salcë të nxehtë, të cilat në mënyrë tipike nuk përmbajnë sheqerna ‘HFCS’ në sasi të konsiderueshme.

Për t’ju ndihmuar, duhet të dini se limonat përmbajnë pothuajse zero fruktozë dhe vetëm 3-4 gramë sheqer, ndërsa një portokall përmban 6 gram fruktozë dhe 25 gramë sheqer në total. Kështu që mund të shtrydhni limon dhe ‘lime’ çdo ditë në ujë ose çaj për një pije të shëndetshme dhe me shije. Lëngu i freskët me limon kontrollon sheqerin në gjak dhe kjo është e vërtetuar tashmë!

/Shije.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shprehja “koka të mëdha” nuk ka dalë kot! Shkencëtarët shpjegojnë pse ...
Previous article Vlerat ushqyese të preshit

g.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT