• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ja kush janë ushqimet që ju ndihmojnë të qëndroni ngrohtë në dimër
Home
Shëndet

Ja kush janë ushqimet që ju ndihmojnë të qëndroni ngrohtë në dimër

29 November, 2017 k.autor Shëndet

Me rënien e temperaturave të gjithë dëshirojnë të gjejnë mënyrën e duhur për të qëndruar ngrohtë. Po a ndikojnë ushqimet që konsumojmë në temperaturën e trupit? Përgjigja është po, pasi disa ushqime të caktuara mund t’ju ndihmojnë të qëndroni ngrohtë në stinën e ftohtë të dimrit. Dhe nuk po flasim për supën apo për një filxhan çaj të ngrohtë.

Ushqimet e renditura më poshtë mund t’ju habisin por ato mbështeten në baza shkencore.

Kafja e ftohtë

Po e lexuat shumë mirë! Kafja e ftohtë me pak qumësht mund t’ju mbajë më ngrohtë se një filxhan me kafe të nxehtë, pasi nuk është temperatura e lëngut ajo që ju ndihmon të ndieni të ngrohtë por kafeina e cila stimulon metabolizmin të punojë më  shpejt dhe në këtë mënyrë krijohet nxehtësi. Dhe nëse qumështi në kafe ka temperaturë të ulët kur ju e pini, trupi e ka më të vështirë për ta tretur atë dhe nga puna e madhe që i duhet të kryejë krijohet më shumë nxehtësi.

Mishi
Nëse ju duket sikur keni gjithmonë duar apo këmbë të ftohta, këtë mund ta keni për shkak të mungesës së hekurit (anemisë). Disa të prekur nga kjo sëmundje marrin mjaftueshëm hekur por e kanë të vështirë ta përthithin atë, ndërsa të tjerët thjesht nuk marrin hekur mjaftueshëm. Nëse kontaktoni me doktorin tuaj dhe zbuloni se bëni pjesë në grupin e dytë, mjafton të shtoni në dietën tuaj ushqime të pasura me hekur për të pasur duar e këmbë të ngrohta dhe për të qëndruar ngrohtë në përgjithësi. Dhe ku ka burim më të mirë hekuri sesa mishi ? Trupi jonë e thith më lehtë hekurin nga mishi sesa nga çdo burim tjetër ushqimorë.
Drithërat
Ngaqë janë të pasura me fibra, drithërat kërkojnë më shumë energji për tu tretur. Ky proçes jo vetëm që ju bën të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë, por ngaqë trupi juaj po punon fuqishëm për t’i tretur ato, krijon gjithashtu nxehtësi.
Farat e qimnonit
Ndryshe nga ushqimet e tjera pikante që lëshojnë një nxehtësi të menjëhershme dhe provokojnë djersitjen e trupit e në këtë mënyrë uljen e temperaturës së tij, farat e qimnonit lëshojnë një nxehtësi graduale që do të ngrejë temperaturën e trupit tuaj por pa ju bërë të djersiteni.
Xhinxheri
Një studim i vitit 2012 zbuloi se disa erëza ndihmojnë në mbajtjen konstante të temperaturës së trupit. Xhinxheri është një nga këto erëza plus që tretja e tij është pak më e vështirë se e erezave të tjera dhe në këtë mënyrë do t’ju japë dhe pak më shumë nxehtësi shtesë.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi ditor, e mërkurë 29 nëntor 2017/ Kjo shenjë duhet të ketë shumë kujdes me partnerin sepse...
Previous article Si ta zbuloni tradhtinë e bashkëshortit vetëm nga një fotografi në Instagram

k.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT