Kryeministri i mandatuar i Italisë, Giuseppe Conte ka lindur 8 gusht 1964 në rajonin jugor të Pulias. Pas diplomimit në 1988, Conte vazhdojë studimet në universitet më të njohura në botë si i Yale, Sorbonnës dhe Kembrixhit.
Gjithashtu, Conte ka punuar në disa studio ligjore në Romë dhe Firence dhe ka qenë lektor në Universitetin e Firences dhe Luiss në Romë si dhe anëtar i bordit drejtues të dhomës tregtare të Romës.
Ndërkohë, në karrierën e Contes nuk ka angazhime politike dhe nuk ka mbajtur një rol aktiv në institucionet politike të Italisë.
Profesori i së drejtës private Conte u propozua për herë të parë më 21 maj 2018 për rolin e Kryeministrit si kreu i një koalicioni midis Lëvizjes pesë yje dhe Lidhjes, por dha dorëheqjen nga pozita e tij kur Paolo Savona, ministri i tij i financave , u vuri veton nga Presidenti Sergio Mattarella.
Më 31 maj, dy partitë e shumicës arritën një marrëveshje që propozoi Giovanni Tria si ministër i ri i financave dhe Conte u thirr për të betuar të nesërmen. Sipas shumë gazetarëve dhe komentatorëve politikë, qeveria e Conte është qeveria e parë populiste në Evropën Perëndimore.
Për më tepër, ai ishte personi i parë që mori kryesinë pa një qeveri të mëparshme ose shërbime administrative, që nga Silvio Berluskoni më 1994 dhe kryeministri i parë nga Italia jugore që nga viti 1989, nga demokratët e krishterë Ciriaco De Mita
Përgatiti Alpenews.al


