• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JA KU JAM”/ Berisha pas 11 muajsh në Kuvend: Vij fitimtar, Rama tentoi të rikthente vitin ’46
Home
Politikë

“JA KU JAM”/ Berisha pas 11 muajsh në Kuvend: Vij fitimtar, Rama tentoi të rikthente vitin ’46

3 December, 2024 s.autor Politikë

“Ja ku jam, vij fitimtar”, kanë qenë këto fjalët e para pas 11 muajsh mungesë në Parlament, të kreut demokrat Sali Berisha.

Ky i fundit, në një fjalë të gjatë nga foltorja e Kuvendit, ka dhënë mesazhe të qarta dhe ka artikuluar akuza të forta kundrejt kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon për arrestin shtëpiak të tij për 11 muaj.

Berisha deklaroi se Kryeministri Rama kërkoi të nderonte kujtimin e diktatorit Enver Hoxha për të eleminuar opozitën në Shqipëri.

“Më 21 dhjetor të 2023-shit, Edi Rama mendoi se realizoi ëndrrën e tij që të mos shihte më në këtë sallë Sali Berishën, të Shqipërisë pa opozitën.

Në një vendim që zgjati 8 minuta, me pasion e histeri të madhe, gjysma prej jush atë ditë tentuan të varrosë demokracinë, pluralizmin në Shqipëri.

Votuat duke mohuar të drejtën e fjalës pasi fjala ime tmerronte narkodiktatorin dhe shumë prej jush. Votuat duke mbushur Parlamentin me mbi 50 gardistë. Rikujtuat në këtë mënyrë se ishte dhjetor i ’46-ës,Enver Hoxha vendosi të eleminojë opozitën e Shqipërisë. Rama për të nderuar kujtimin e tij zgjodhi dhjetorin për të larguar Berishën nga Parlamenti, për ta arrestuar pa asnjë fakt e provë.

Mirëpo, i bëtë llogaritë të gabuar, sepse nuk ishte viti ’46. Ju kishit mbështetjen e atyre që ishin larguar nga parimet e mëdha të lirisë së SHBA dhe ndiqnin agjendën e Sorros.

Sot JA KU JAM! Unë vij këtu me mesazhin e fitores, vij fitimtar, për të udhëhequr opozitën drejt fitores”, deklaroi Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËZOHEN ME 72 VOTA AMANDAMENTET E BERISHËS/ Shalsi: E humbe shansin Sali! Po mban peng popullin opozitar
Previous article BUXHETI 2025/ Gjylameti: Shtohen shpenzimet për institucionet e drejtësisë! Kërkon miratimin nen për nen dhe në tërësi

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT