• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JA ÇFARË DUHET TË DINI/ Këto janë TRE mënyrat për të shmangur infektimin nga koronavirusi në ambientet e mbyllura
Home
Jetë

JA ÇFARË DUHET TË DINI/ Këto janë TRE mënyrat për të shmangur infektimin nga koronavirusi në ambientet e mbyllura

27 August, 2020 F.autor Jetë

Ventilimi i mirë mund të jetë çelësi për të shmangur infektimin nga koronavirusi me vjeshtën që afrohet, ku njerëzit kalojnë më shumë kohë brenda.

Për muaj të tërë na është thënë që të lajmë duart dhe të ruajmë distancën sociale për të “mundur” koronavirusin.

Por shkencëtarët dhe inxhinierët thonë se ne gjithashtu duhet të mendojmë për ajrin që thithim, ndaj ventilimi i mirë ka rëndësi.

Nëse ajri është i ‘rëndë’, largohuni

Kur futeni në një ambient të mbyllur dhe ndjeni ajrin e ‘rëndë’, diçka nuk është në rregull me ventilimin.

Nuk po futet mjaftueshëm ajër i pastër, gjë që rrit shanset për t’u infektuar nga koronavirusi.

Hulumtimet e fundit tregojnë se në hapësirat e mbyllura mund të ketë “transmetim ajror” të virusit, me grimca të vogla virusi që qarkullojnë në ajër.

Kështu që, nëse shikoni se një ambient është i tillë, thjesht largohuni.

Shikoni kondicionerin

Nga zyrat tek dyqanet, ajri i kondicionuar është i mirëpritur në ditët e nxehta, por kontrolloni llojin e tyre.

Më e përdorura është një “kuti” e bardhë e hollë e montuar në mure ose tavane, e njohur si kondicioner i ndarë.

Ky lloj tërheq ajrin nga dhoma, e pastaj e fryn përsëri. Me fjalë të tjera, është duke ricikluar ajrin.

Ky nuk është problem për një vizitë të shpejtë por mund të jetë një rrezik nëse qëndrohet në një ambient të tillë për disa orë, ndaj kujdes.

Pyesni për “raportin e ajrit të freskët”

Në një ndërtesë moderne, ku dritaret janë të mbyllura, si mund të merrni mjaftueshëm ajër të pastër?

Ju jeni duke u mbështetur në një sistem të ventilimit në të cilin ajri i ndenjur nxirret nga dhomat dhe tubohet në një njësi trajtimi ajri, shpesh në çati.

Duke pasur parasysh rrezikun e infeksionit të koronavirusit, këshillat profesionale janë të ajërosen në maksimum ambientet e mbyllura. Me fjalë të tjera, shikoni për dritare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEUTA-BEITAR/ Pranë golit durrsakët, e pabesueshme çfarë shpërdoron kapiteni Arapi (VIDEO)
Previous article U SHKRIMË SË QESHURI/ Arbana Osmani komenton për gjoksin e rritur në shtatzëni: Shijoji ato larger se nuk... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT