• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ja 7 sekretet e njerëzve që nuk sëmuren kurrë
Home
Shëndet

Ja 7 sekretet e njerëzve që nuk sëmuren kurrë

8 November, 2017 irahetemaj Shëndet

Luftoni sezonin e gripit

Ata i mbijetojnë sezonit të të ftohtit pa asnjë teshtimë. Flutorojnë në avionët e mbushur me viruse pa u prekur fare. Dhe shmangin viruset e bakteret që kanë pushtuar zyrën.

Dëshironi edhe ju të jeni një nga këta persona që nuk sëmuren asnjëherë? Provoni një, ose më mirë të gjitha këto sekrete, dhe mund t’i bashkoheni këtij klubi në këtë sezon viral.

Bëni masazh

Studime të ndryshme kanë treguar se masazhi mund të lehtësojë ankthin, tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. Ulja e këtyre të fundit ndihmon në uljen e niveleve të stresit, shumë e rëndësishme kjo për imunitetin.

Bëni masazhe tek një fizioterapist profesionist të paktën një herë në muaj.

Bëni një dush të vakët

Të devotshmit pretendojnë se dushi me ujë të vakët ndihmon me migrenën, qarkullimin e gjakut, lehtësimin e dhimbjeve dhe shtimin e energjisë. Provoni të bëni dush me ujë të vakët për periudha të shkurtra, jo më shumë se 10 minuta.

Flisni me mjekun nëse keni probleme kardiovaskulare pasi i ftohti i menjëhershëm mund të shkaktojë rritje të tensionit të gjakut.

 Merrni xhenxhefilPër shekuj me radhë, xhenxhefili është përdorur gjerësisht për të trajtuar një sërë problemesh gastrointestinale, si kapsllëku. Hulumtuesit shkencorë mendojnë se përbërësit e tij stimulojnë sekrecionet digjestive, përmirësojnë tonin muskulor intestinal dhe ndihmojnë në kalimin e ushqimit nëpërmjet traktit gastrointestinal.

Lani duart

Sipas Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, larja e duarve është veprimi kryesor që mund të bëni për të mbajtur larg viruset dhe bakteret. I lani duart rregullisht me sapun dhe ujë të ngrohtë për të paktën 20 sekonda më pas i fshini me një peshqir të pastër.

Merrni vitaminë C dhe zink

Edhe pse ka kundërtshime sa i përket funksionimit të vitaminës C dhe zinkut në parandalimin e ftohjes dhe gripit, disa studime sugjerojnë se vitamina C është e dobishme – sidomos për njerëzit që janë shumë nën stres – ndërsa zinku mund të parandalojë shumëfishimin e viruseve.

Konsumoni më shumë hudhra

Hudhra është e pasur në antioksidues që forcojnë imunitetin dhe luftojnë inflamacionin. Prandaj, kjo erz përveç se shton mbrojtjen kundër sëmundjeve të përditshme, ul edhe rrezikun për zhvillimin e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Nëse shqetësoheni për erën e keqe që le hudhra në gojë, provoni mënyrën më të shpejtë dhe më efikase për të shpëtuar prej saj.

Jini optimist

Gjatë një studimi, pjesëmarrësit që kishin aktivitet të lartë në një pjesë të trurit të lidhur me të qenët pozitiv dhe optimist prodhuan sasi më të mëdha të antitrupave të gripit. Nuk dihet akoma nga vjen kjo lidhje, megjithatë shkencëtarët e shpjegojnë me faktin që “truri komunikon me sistemin imunitar dhe e kundërta.

Nëse nuk mendoni gjithmonë pozitivisht, mund të mësoni të paktën të jeni më pak pesimist. Mundohuni të mos mendoni për më të keqen kur jeni sëmurë (të mendoni për shembull “Sëmurem gjithmonë në këtë periudhë të vitit” apo “ftohja do të më zgjasë gjithë javës”. Mund të mos ndryshoni personalitetin, por sjelljen po.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtari i lartë amerikan: Turp që udheqësit e korruptuar të Ballkanit mirëpriten në perëndim!
Previous article Kërkonin azil në Francë e Belgjikë, ja çfarë ndodhi me 36 shqiptarë (VIDEO)

irahetemaj

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT