Ministria Izraelite e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se Izraeli ka shfuqizuar ndalimin mbi mbajtësit e pasaportave indoneziane.
Në një deklaratë, ministria izraelite tha se masa pasoi pas kontakteve ndërmjet autoriteteve izraelite dhe “kanaleve ndërkombëtare”, por pa elaboruar. Sipas deklaratës, po ashtu janë hequr kufizimet për vizitat e shtetasve izraelitë në Indonezi.
Më 9 qershor, Izraeli ndaloi mbajtësit e pasaportave indoneziane të hyjnë në vend, në përgjigje të një vendimi indonezian për të mohuar vizat për shtetasit izraelitë në shenjë proteste ndaj përdorimit të forcës vdekjeprurëse nga Izraeli kundër protestuesve palestinezë në Rripin e Gazës, ku që nga muaji mars të paktën 132 protestues janë martirizuar dhe mijëra të tjerë janë plagosur.
Përderisa Indonezia dhe Izraeli nuk kanë marrëdhënie formale diplomatike, shtetasit e të dy vendeve më parë kanë qenë në gjendje për vizitë përmes vizave të ndryshme.

