• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Izraeli feston 70-vjetorin e themelimit/ Ja cili është presidenti që falenderon ky shtet
Home
Nderkombetare

Izraeli feston 70-vjetorin e themelimit/ Ja cili është presidenti që falenderon ky shtet

19 April, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Para 70 vjetësh u themelua shteti i Izraelit. Për të kujtuar këtë ditë do të festohet 70 orë në Izrael.

Fjalime ceremoniale, koncerte, fishekzjarrë, festime në rrugë, party – Izraelitët festojnë 70-vjetorin e themelimit të shtetit të tyre 70 orë- deri të shtunën në mbrëmje.

Në ceremoninë kryesore në hapje të festimeve në kodrinën Herzl ku ndodhen varrezat e kombit, u ndezën pishtarët. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu theksoi se pavarësia e Izraelit do të thotë edhe aftësi për vetëmbrojtje. Ai i drejtoi një mesazh vendeve të rajonit. “Dora jonë zgjatet në paqe për të gjithë fqinjët tanë që e duan paqen.”

Falënderime për Donald Trump

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin falënderoi “të gjithë banorët e Izraelit dhe miqtë në të gjithë botën”. Sidomos falënderimi vlen për ata që dhanë jetën për ndërtimin dhe të ardhmen e Izraelit, tha ai. Ata kanë paguar “çmimin më të lartë” për vendin e tyre. 70 vjet janë shumë për një jetë njeriu, por shumë shumë pak për një popull. Ai shpreson që Izraeli të rritet e begatohet edhe më shumë.

Si presidenti Rivlin ashtu edhe kryeministri Netanjahu falënderuan presidentin amerikan, Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit në dhjetor. SHBA duan të zhvendosin ambasadën e tyre në Maj në Jeruzalem. Këtë plan e përforcoi edhe njëherë presidenti Trump. “Nuk kemi askund tjetër miq më të mirë”, shkroi Trump duke uruar Netanjahun dhe popullin izraelit për 70-vjetorin e themelimit të shtetit.

Izraeli feston, palestinezët protestojnë

Fakti që festimet zhvillohen tani lidhen me orientimin e Izraelit nga kalendari hebraik. Zyrtarisht themelimi i shtetit modern të Izraelit njihet më 14 Maj 1948. Këtë ditë kryeministri i mëvonshëm i Izraelit, David Ben Gurion lexoi në Tel Aviv deklaratën e pavarësisë.

Nëse për izraelitët kjo ditë është ditë feste, për fqinjët arabë ajo konsiderohet si katastrofë. Me shpalljen e shtetit të Izraelit, filloi për palestinezët dëbimi dhe largimi i njerëzve nga vendlindja. Prandaj palestinezët protestojnë gjashtë javë deri në maj. Në Rripin e Gazës ka pasur trazira të përgjakshme me disa të vdekur.

 

 

la/(dpa, afp, kna)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUSANNE DÖRHAGE/ Greva e sindikatave - Provë force për Macronin
Previous article Arabia Saudite hap kinematë publike pas 40 vjetëve

Redaktor2

Postime të ngjashme

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane Botë

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT