Kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili zhvilloi një vizitë dy ditore në Tiranë, refuzoi që të takohej me krerët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
Kjo, për shkak të sulmeve të vazhdueshme të tyre ndaj ambasadores se BE në Tiranë, Romana Vlahutin.
PD loboi fort për një takim me Juncker, por kjo gjë nuk u realizua.
Ndaj Basha u kënaq vetëm me një takim me komisionerin Johanes Hahn.
Një takim që dukej se ishte thjesht për të mos treguar hapur se Brukseli e ka shpallur “non grata” PD-në.
PD dhe LSI janë në luftë të hapur me BE dhe SHBA për shkak të reformës në drejtësi, dhe kohët e fundit kanë intensifikuar sulmet ndaj ambasadorëve të këtyre vendeve në Tiranë, pasi sipas tyre, ata janë blerë nga Rama.
Por, shpërfillja që u ka bërë Brukseli dhe Uashingtoni zyrtar, siç ishte rasti më i fundit i Juncker, tregon qartë që SHBA dhe BE mbështet fort ambasadorët e vet dhe se ata përfaqësojnë plotësisht qendrimet e këtyre vendeve.(TemA)









