Te tre jane me origjine nga Tropoja.
Te tre i bashkoi levizja e dhjetorit ’90 ne Qytetin Studenti qe çoi ne rrezimin e komunizmit, krijimin e PD dhe lejimin e pluralizmit.
Te tre u takuan ne Tirane.
Te tre i bashkoi Partia Demokratike.
Sali Berisha si kardiolog i njohur dhe pedagog. Izet Haxhia si student i tij ne Fakultetin e Mjekesise.
Azem Hajdari si student i fakultetit juridik, qe u vendos ne krye te studenteve, per te udhehequr rrezimin e Murit Shqiptar te Berlinit.
Azem Hajdari ishte Kryetar i Pare i PD qe u zevendesua me pas pergjithmone nga Sali Berisha.
Izet Haxhia ishte shefi i truprojave te Kryetarit te PD Sali Berisha dhe me pas i Presidentit te vendit, Sali Berisha.
Ne vitin 1997 PD iku nga pushteti, kaloi ne opozite.
Kur Azem Hajdari u rebelua kunder Berishes dhe kercenoi se do ngrihej bashke me Sindikatat, ne stadiumin Dinamo, Izet HAxhia shkoi dhe e terhoqi permes nje konfrontimi pothuajse fizik (Foto poshte) duke e detyruar qe te hiqte dore nga “kryengritja” brenda llojit.
Ne vitin 1998, ne 12 shtator, para selise se PD u vra Azem Hajdari.
Mes te akuzarve perveç Jaho Salihit (Mulosmani) dhe disa te tjereve, per vrasjen e tij, ishte ne liste edhe Izet Haxhia dhe njeri prej vellezerve te tij ne rolin e bashkepunetoreve ne ate qe eshte cilesuar si vrasja e shekullit ne Shqiperi.
Me 14 shtator, ne Shqiperi diten e varrimit te Azem Hajdarit u sulmuan institucionet kryesore qeveritare e shteterore, mes te cileve zyra e Kryeministrit te asaj kohe Fatos Nano.
Me pas ky rebelim i armatosur u cilesua nga Prokuroria, si “grushti i shtetit i 14 shtatorit 1998”.
Izet Haxhia ishte ne krye te nje grupi te armatosur qe moren ne dore situaten ne Radio Televizionin Publik Shqiptar.
Ai u pa me armatim luftarak ne deren e institcionit per nje kohe jo te vogel ate dite.
Me pas Izet Haxhia u detyrua te largohej nga Shqiperia, pasi gjykata e denoi me 25 vjet burg dhe u arrestua shume vite me pas ne Turqi.
Per 12 vjet me radhe ai kembenguli qe te mos ekstradohej.
Gjate kesaj kohe, sidomos vitet e fundit, ka qene shume aktiv ne mediat shqiptare me shkrime e postime kunder ish shefit te tij Sali Berisha dhe djalit te tij, Shkelzenit.
Ai sapo konfirmoi vete se Gjykata e Larte Turke ka mare vendimin per ta ekstraduar ate ne Shqiperi.
Përgatit: Alpenews.al