Pas lajmit të menjëhershët për vendimin e Ministrisë së Drejtësisë turke për “Ekstradimin e ish-truprojes” s ëish-kryeministrit Berisha, Izet Haxhia ka komentuar këtë veprim në një telefonatë drejtpërdrejt, ku ka theksuar:
“Unë mirëpres çdo vendim të Qeverisë shqiptare, pse jo edhe të hetohem për këtë çështje. Unë kam të drejtën që të rishqyrtoj vendimin e Gjykatës, aq më tepër që unë duhet të kem garanci nga Qeveria Shqiptare për të gjithë pasojat që mund të kem drejt meje”. I pyetur nëse është i bindur që është zbardhur “DOSJA HAJDARI”, Haxhia jep këtë përgjigje: “Ka shumë gjëra të tjera drejt kësaj vrasjeje, që nga grupi i Rognerit deri tek nxjerrësi i vrasjes së Hajdarit qoftë Sali Berisha”.
/AlpeNews.al/