• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
IU SEKUESTRUAN MBI 26 MILIONË EURO PASURI/ Kristian Koni i dyshuar edhe për pastrim parash, si u shit vila 800 mijë euro për më pak se gjysmën e çmimit
Home
Breaking News

IU SEKUESTRUAN MBI 26 MILIONË EURO PASURI/ Kristian Koni i dyshuar edhe për pastrim parash, si u shit vila 800 mijë euro për më pak se gjysmën e çmimit

29 August, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas sekuestrimit të 26.5 milionë eurove pasuri në kuadër të operacionit “Fortesa”, kanë dalë detaje të reja për transaksionet e dyshimta të 45-vjeçarit Kristian Koni, i dënuar nga drejtësia italiane për vrasje dhe trafik droge.Sipas të dhënave të grumbulluara nga strukturat hetimore, Koni është përfshirë në blerjen e një vile rezidenciale në zonën e Mulletit, pjesë e kompleksit “Rolling Hills 2”. Bëhet fjalë për “Vilën nr. 2-B”, një objekt trekatësh me sipërfaqe ndërtimi 391.1 m² dhe të pajisur me pishinë. Hetimet tregojnë se kjo pasuri është siguruar përmes kontratave të dyshimta, me një çmim shumë më të ulët sesa vlera fillestare e saj.

Fillimisht, vila ishte porositur nga shtetasi Vesel Demiraj për 808,000 euro, por kontrata u revokua pasi pagesat nuk u përmbushën.

Më pas, e njëjta vilë rezulton të jetë objekt i një marrëveshjeje të re me shoqërinë “Kriol.Al” sh.p.k., të administruar nga Koni, me çmim prej 300,000 eurosh. Pagesa parashikonte një këst fillestar prej 202,000 eurosh, ndërsa pjesa tjetër në disa këste të papërcaktuara.

Hetuesit theksojnë se ky transaksion, i kryer nëpërmjet kontratave premtim-shitjeje, ngre dyshime të forta për pastrim parash, duke qenë se diferenca mes çmimit real dhe atij të rënë dakord është tepër e lartë.

Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të zbuluar pasuri të tjera të siguruara në të njëjtën mënyrë, ndërsa materiali procedurial i është referuar Prokurorisë së Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË SEKRET NGA E SHKUARA/ Zbulohet kapsula që Diana la pas 34 vitesh
Previous article PARALAJMËRIMI: Sulmi i ardhshëm në Gaza mund të shkaktojë shpërnguljen e 1 milion personave

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT