• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
IU SEKUESTRUA PALLATI 2 MILION EURO/ Kush është “KUMBARI I SHKODRËS”, biznesmeni…
Home
Sociale

IU SEKUESTRUA PALLATI 2 MILION EURO/ Kush është “KUMBARI I SHKODRËS”, biznesmeni…

3 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Policia e Shkodrës arreston 44-vjeçarin Bardhok Pllanaj, i cilësuar si “Kumbari” i Shkodrës. Ndaj Pllanajt, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për masën arrest në burg në mungesë për 3 akuza: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Disa orë më pas, policia e arrestoi 44-vjeçarin, pasi dyshohet se ka ndërtuar një pallat 10-katësh me para nga burime kriminale dhe pa leje ndertimi.

Gjykata ka vendosur sekuestron e këtij objekti që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, objekt i cili kap vlerën 2 milion Euro. Pllanaj është një personazh i njohur për policinë pasi 4 vite më parë është arrestuar edhe për trafik droge. Bardhok Pllanaj njihet si njeriu që trazoi politikën dhe policinë disa vite më parë pasi rezultoi se kishte lidhje me deputetë të Kuvendit mark frriku.

Në vitin 2014, kumbari i Shkodrës u fsheh në makinën e Frrokut, për t’iu shmangur arrestimit nga policia, e cila e kërkonte për trafik droge. Në atë kohë, deputeti Frroku ka mohuar të ketë ndihmuar Pllanajn t’i shmangej arrestimit, por në raportin e oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut shkruhet se i dyshuari në survejim prej tyre ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin Audi në pronësi të deputetit.44-vjeçari nga Shtoi i Vjetër i Shkodrës.

Pllanaj është hetuar së bashku me disa persona të tjerë, si pjesë e grupit të të arrestuarve në kuadër të operacionit “Laguna e Vilunit”, madje ndaj tij u nxorr edhe një urdhër arrestimi, por n ë atë kohë nuk u gjet. Më pas ai i shpëtoi dënimit për shkak të mungesës së provave.

Gjatë operacionit “laguna e Vilunit të zhvilluar më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues, në det çanta të zeza në përmasa të mëdha. Pasi u nxorën nga deti, rrezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg. Hetimet provuan se sasia e lëndës narkotike ishte ngarkuar në skaf në Velipojë për t’u dërguar në Itali, te pritësit e saj, njëri prej të cilëve është identifikuar si shtetas italian.

Njoftimi i Policisë: 

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër pas një hetimi disa mujor u bë arrestimi i shtetasit: Bardhok Planaj, 44 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi me datë 03.12.2018 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër është lëshuar Urdhëri i Ekzekutimit në bazë të Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku ndaj këtij shtetasi është caktuar masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”, parashikuar nga nenet 287, 190 dhe 199/a/3 të Kodit Penal.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një hetimi disa mujor bënë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal të shtetasit Bardhok Planaj, i cili prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katësh pa u paisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kopetente.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se ky objekt është financuar nga të ardhura që dyshohet që kanë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që ka kryer ky shtetas më parë, e për këtë arsye është vendosur dhe masa e sigurimit pasuror me vendim gjykate “Sekuestro preventive”, në bazë të Urdhrit të Ekzekutimit Vendimit Penal nr.1169 datë 29.11.2018, për objektin 10- katësh që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, objekt i cili kap vlerën 2 milion Euro

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formulareve”, “Ndërtim pa leje”, parashikuar nga nenet 287, 190 dhe 199/a/3 të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRINTË DHE SPEKTAKËL/ Atalanta barazon rezultatin kundër Napolit (VIDEO)
Previous article INTERVISTA/ Pandeli Majko: Kam kontratë me kryeministrin, ja çfarë thotë

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

NIS FAZA E DYTË E APLIKIMIT TË KREDISË SË BUTË/ Lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni Aktualitet

NIS FAZA E DYTË E APLIKIMIT TË KREDISË SË BUTË/ Lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni

JEHONË TURIZMIT SHQIPTAR/ Media italiane: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur Aktualitet

JEHONË TURIZMIT SHQIPTAR/ Media italiane: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT