• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IU RRËZUA PADIA PËR BASHËN/ Rama sërish kritika gjyqësorit: 7 vite për një çështje shpifjeje! Gjyqtarë me logjikë 12-vjeçari duan rritje page 700 €
Home
Politikë

IU RRËZUA PADIA PËR BASHËN/ Rama sërish kritika gjyqësorit: 7 vite për një çështje shpifjeje! Gjyqtarë me logjikë 12-vjeçari duan rritje page 700 €

12 June, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka shfaqur sërish kritika mbi gjyqësorin, një ditë pasi Kushtetueses i kërkoi të mos lajthisë e të miratojë kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve, të cilët kërkojnë rritje pagash me 700 euro. Shkak për replikën e radhës është bërë një padi për shpifje kundrejt Lulzim Bashës që ia rrëzoi Gjykata e Tiranës, me vendim të gjyqtares Ëngjëllushe Tahiri.

Në një postim në platformën ‘X’, Rama thotë se gjyqtares së çështjes iu deshën plot 7 vite për të dalë në konkluzione për një çështje shpifjeje. Kreu i qeverisë ironizon vendimin e gjykatëses, e cila sipas tij ka arsyetuar se nuk ka pasur dëm ndaj kryeministrit pasi ai ende mban postin dhe deklaratat nuk kanë ndikuar në perceptimin publik ndaj tij.

“Pra sipas gjykatëses, Luli s’ka shpifur përderisa shpifja e tij s’më ka larguar nga detyra!”, shkruan Rama me ironi, duke thënë se ky është një fakt për të qarë, e jo për të qeshur, kur mendon se kjo gjyqtare i përket Unionit që kërkon rritje page 700 Euro nga Gjykata Kushtetuese.

Kritika adreson edhe për KLGJ, së cilës i drejton këtë pyetje “A do zgjohet nga gjumi qeveria e Gjyqësorit, me këshilltarët e inspektorët e lartë dhe qindra punonjësit e administratës së saj të aq mirëpaguar, për t’i kaluar në filtrin e përgjegjësisë së lartë publike bëmat dhe gjëmat me të cilat përballet e drejta e njerëzve të zakonshëm në sallat e gjyqeve?!”. 

Këtu nuk bëhet fjalë për çështjen time, shkruan Rama, por si do shkojë halli i njerëzve të thjeshtë që varen nga gjykatës të cilët e kanë nivelin logjik nën kapacitetin e një 12-vjeçari!

Një ditë më parë Rama reagoi ashpër ndaj një kërkese të Unionit të Gjyqtarëve për rritje të dytë të pagave brenda 3 viteve me 700 euro, ndërsa Gjykatës Kushtetuese i bëri thirrje të mos lajthisë si herën e parë kur ua pranoi.

Reagimi i plotë

Gjykata e Shkallës Parë Tiranë sot ka hedhur poshtë padinë time për shpifje ndaj Lulit në vitin 2018, për të cilën gjykatëses i janë dashur shtatë vjet që të dalë në konkluzionin se, unë “si paditës s’kam pësuar ndonjë dëm, pasi dhe aktualisht mbaj detyrën e kryeministrit dhe deklarata”, pra shpifja e Lulit “nuk ka ndikuar në perceptimin ndaj meje në publik”!!!

Pra sipas gjykatëses, Luli s’ka shpifur përderisa shpifja e tij s’më ka larguar mua dot nga detyra!!!

Tani që ky arsyetim nuk ka dalë nga ndonjë libër humoristik, po nga një gjykatë dhe që arsyetuesi nuk është autori i “Ushtarit të mirë Shvejk”, po një gjykatëse që paguhet më shumë se sa një mësuese apo një mjeke nga taksat e shqiptarëve, ky është një fakt për të qarë e aspak për të qeshur – kur mendon pastaj edhe që kjo gjykatëse i përket Unionit që kërkon rritje page 700 Euro nga Gjykata Kushtetuese, qarja bëhet vajtim! Ndërsa po t’i shtosh pastaj kësaj ngjarjeje satirike gjyqësore, dyshimin për se si mund t’i vejë halli të drejtës së njerëzve për çështje më të rëndësishme në duart e një gjykatëseje të tillë, atëherë të vjen të pyesësh: A do zgjohet nga gjumi qeveria e Gjyqësorit, me këshilltarët e inspektorët e lartë dhe qindra punonjësit e administratës së saj të aq mirëpaguar, për t’i kaluar në filtrin e përgjegjësisë së lartë publike bëmat dhe gjëmat me të cilat përballet e drejta e njerëzve të zakonshëm në sallat e gjyqeve?!

Dhe të kuptohemi mirë, halli nuk është farë çfarë bëri një gjykatëse me një çështje për shpifje, aq më tepër kur shpifësin në fjalë se marrin më seriozisht as këpucët pa lidhëse që vesh:-)

Këtu halli është si do u vejë halli çështjeve shumë më të rëndësishme të njerëzve, që varen nga mendja e gjykatëses në fjalë apo të tjerëve si ajo, të cilët e kanë nivelin logjik nën kapacitetin e një 12 vjeçari!!!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MATURA 2025/ Publikohen notat e Gjuhës së Huaj! 216 maturantë ekselentë, 399 ngelës! Nota mesatare 7.8
Previous article PUBLIKOHET VIDEO E RRËZIMIT TË AVIONIT NË INDI/ Ja çfarë dyshohet se e shkaktoi

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT