• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Iu IKU POLICEVE NGA DUART dhe u arratis nga Gjykata, ja kush është 28 vjeçari që u dënua me 5 vite burg (FOTO)
Home
Breaking News

Iu IKU POLICEVE NGA DUART dhe u arratis nga Gjykata, ja kush është 28 vjeçari që u dënua me 5 vite burg (FOTO)

23 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arratisje e pazakontë nga ambientet e brendshme të Gjykatës së Vlorës. Një i arrestuar në 2017-ën për kultivim kanabisi është arratisur këtë të mërkurë nga dritarja e katit të dytë të Gjykatës, ku kishte dalë për t’u njohur me dënimin.

I arratisuri është Mikel Kasa, 28-vjeç, ndaj të cilit rëndonte edhe një akuzë tjetër ajo e rrëmbimit të personit. Ai ka mundur t’u ikë forcave të policisë të cilat e kishin shoqëruar në Gjykatë.

I riu u arratis pasi gjyqtari lexoi vendimin
Kasa i ka shpëtuar bluve në momentin kur gjykatësi, Skënder Haluci, ka komunikuar dënimin ndaj tij me 3.4 vite burg, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar për shkak të qëndrimit të paraburgim. Atij i janë hequr prangat nga policia pas njohjes me dënimin, por pikërisht ky ka qenë momenti që ka sjellë arratisjen.

Salla e Gjykatës së Vlorës, me gjyqtar Skënder Halucin, nga ku u arratis i dënuari

Mësohet se dyert e gjykatës kanë qenë të hapura, çka ka ndihmuar 28-vjeçarin të realizojë planin e tij. Policia ka zbarkuar në terren me forca të shtuara për prangosjen e Mikel Kasës.

Policia kërkon ndihmë: I arratisuri i veshur me pantallona të zeza dhe bluzë rozë
Policia kërkon bashkëpunimin dhe ndihmesën e çdokujt që e sheh shtetasin e dënuar Mikel Kasaj, 29 vjeç, i cili ditën e sotme mundi të arratisej nga ambientet e Gjykatës Vlorë, të telefonojnë në numrin e telefonit 129. Ky shtetas në momentin e arratisjes ka pas veshur një palë pantallona të zeza dhe një bluzë rozë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Autostrada Sarajevë-Beograd kundërshtohet nga “Republika Serbe”
Previous article Leverkusen ndjek traditën me brazilianët, siguron talentin Paulinho

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT