Vetëdorëzohet në policinë e Shkodrës Remzi Kulli, vjehrri i Fatbardh Licit i cili mbeti i vrarë në gusht të 2018 në Shkodër.
Mësohet se vetëdorëzimi i Kullit ka ardhur pas gjetjes së armëve në një banesë në Luaras.
Arsenali i armëve që nga policia dyshoheshin se janë lënë nga Ibrahim Lici, shtetas i shpallur në kërkim si autor kryesor për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali u morën përsipër nga Remzi Kulli.
Armët dhe municionet e gjetura në Velipojë policia dyshon se mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale por autori i vetëdorëzuar Remzi Kulli ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se armët janë aty që në fillim të muajit gusht të vitit të kaluar.
Fatbardh Lici ishte duke pirë kafenë e mëngjesit në një nga lokalet që ndodhen në Unazën Perëndimore të qytetit, e njohur si ish-Poçeria në Kiras kur një person me maskë e qëlloi me kallashnikov.
Ngjarja ka ndodhur në gusht të 2018 dhe sipas policisë dyshohet se ka të bëjë me hakmarrje për vrasjen e Astrit Kurmemës ku Lici ka qenë i përfshirë.


