Një 38-vjeçar është arrestuar pasi në servisin e tij, iu gjetën 25 makina pa dokumentacionin përkatës.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e informalitetit dhe kontrabandës, arrestuan në flagrancë 38-vjeçarin Ervin Çerekja.
Gjatë kontrollit në servisin e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 automjete të ndryshme për pjesë këmbimi të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.


