• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
IU GJETË 350 MIJË EURO NË SHTËPI/ Zbulohet pse u lirua nga burgu mjeku Prifti, ja çfarë e bindi gjykatën
Home
Breaking News

IU GJETË 350 MIJË EURO NË SHTËPI/ Zbulohet pse u lirua nga burgu mjeku Prifti, ja çfarë e bindi gjykatën

3 March, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka pranuar kërkesën e mjekut kardiokirurg Edvin Prifti, duke i ndryshuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Mjeku Prifti, është lënë i lirë, ndërsa Apeli i ka hequr vetëm të drejtën e ushtrimit të profesionit në spital. Seanca u zhvillua ditën e djeshme në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, seancë e cila është mbajtur me dyer të mbyllura. Kjo pasi, sipas Gjykatës i duhet ruajtur sekreti hetimor mbi dosjen në të cilën është implikuar edhe mjeku Edvin Prifti. Kujtojmë që ky i fundit u arrestua gjatë operacionit për ndalimin e disa zyrtarëve të Gjykatës së Krujës, mes tyre dhe gjyqtaren Enkeleida Hoxha.

Mjeku Prifti u vu nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash, pasi në banesën e tij dhe në zyrë iu gjetën më rreth 350 mijë euro. Ditën kur kardiokirurgu u arrestua, u shpreh për media se çdo gjë ndaj tij ishte e motivuar politikisht. Por, cila është arsyeja që e ka shtyrë Gjykatën e Apelit të Posaçëm të lirojë nga burgu mjekun Prifti? Seanca e djeshme, burimet thanë se ishte mjaft “sekrete”. Detajet nga kjo seancë janë mjaft të pakta, ndërsa edhe vetë avokati mbrojtës i mjekut të vënë nën akuzë, refuzoi të prononcohej mbi lirimin e klientit të tij, edhe pse ky vendim ishte në favor të të akuzuarit.

Më tej, burimet nga brenda seancës thanë se kërkesa e mjekut Prifti ka qenë bindëse për trupën e Gjykatës. Kjo e fundit, mësohet të jetë bindur mbi faktin që mjeku nuk paraqet rrezikshmëri për largim nga vendi apo që të ndikojë në zhvillimin e hetimeve ndaj tij. Po ashtu, mësohet se një tjetër arsye që e ka bindur Gjykatën, dyshohet të jetë edhe arsimi i kardiokirurgut. Më tej, sjellim materialin e kërkesës që mjeku kardiokirurg u prezantua përballë togave të zeza në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

KËRKESA E MBROJTJES NË GJYKATË

Që në çastin e përpilimit të procesverbalit të kontrollit të banesës, i pandehuri dhe mbrojtja pretenduan dhe pasqyruan në procesverbal faktin se të hollat e sekuestruara ishin të ligjshme, i përkisnin bashkëshortes së të hetuarit znj. Enida Prifti dhe buronin nga një marrëdhënie juridike për shitjen e pjesës ideale (1/9 pjesë e pasurisë së pandarë), që ajo trashëgon nga babai dhe që është pasuria me nr.1847, e llojit truall me sipërfaqe 2000 m2, nga e cila 435 m2 është ndërtesë, fakt që vërtetohet nga certifikata e vërtetimit të pronësisë. Kjo pronë ndodhet në Priskë të Madhe (Dajt) dhe njihet me emrin “Kompleksi Triada” (bar, restorant, hotel).

Për të vërtetuar këtë fakt, të pretenduar qysh në çastin e kontrollit, paraqitën një akt-marrëveshje, të datës 23.12.2020, të lidhur mes shtetasve Enida Prifti, nga njëra anë shitësja dhe Alba Hoxha e Kreshnik Sinani (blerësit), ku e para bën premtimin për kalimin e pronësisë të pjesës së saj takuese kundrejt shumës 350 mijë euro, pasi blerësit të kishin zgjidhur problemin e pëlqimit të bashkëpronarëve të tjerë. Paratë janë dhënë në dorë, jashtë kanaleve bankare, sepse ky ishte vullneti i palës blerëse”, shprehej mjeku në kërkesën e depozituar në Gjykatë./Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RREZIKU NGA RIINFEKTIMI/ Epidemiologu: Është shumë i vogël. Ata që kanë kaluar COVID mund të marrin...
Previous article U PËRJASHTUA NGA PËR´PUTHEN/ Por Ana Lleshin do e shohim me pozicion të ri në "Top Channel"

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT