Rreth një muaj më parë, ministria afgane e mbrojtjes postoi në mediat sociale fotografi të shtatë helikopterëve të rinj që mbërrinin në Kabul të dorëzuar nga Shtetet e Bashkuara.
Sidoqoftë, brenda disa javësh, talebanët pushtuan pjesën më të madhe të vendit, si dhe çdo armë dhe pajisje të lënë pas nga forcat afgane tashme te larguara.
“Çdo gjë që nuk është shkatërruar është e talebanëve tani,” tha një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, për Reuters.
Zyrtarët amerikane thonë se ekziston shqetësimi se armët mund të përdoren për të vrarë civilë por edhe të sekuestrohen nga grupe të tjera militante si Shteti Islamik për të sulmuar interesat amerikane në rajon, apo edhe t’u dorëzohen kundërshtarëve, përfshirë Kinën dhe Rusinë.
Administrata e Presidentit Joe Biden është e shqetësuar për armët dhe duket se po shqyrton mundesitë për të zgjidhur kete situatë.
Një zyrtar tha se ndërsa ende nuk ka shifra përfundimtare, por besohet se talebanët kontrollojnë më shumë se 2,000 automjete të blinduara, përfshirë Humvees të SHBA-së, dhe deri në 40 avionë duke përfshirë UH-60 Black Hawks, helikopterë sulmues skaut , dhe dronët ushtarakë ScanEagle.
Midis 2002 dhe 2017, Shtetet e Bashkuara i dhanë ushtrisë afgane armë prej rreth 28 miliardë dollarë, duke përfshirë armë, raketa, syze për shikimin e natës dhe madje edhe dronë të vegjël për mbledhjen e inteligjencës.
Por avionët si helikopterët Blackhawk kanë qenë ndihma me e madhe ushtarake amerikane dhe supozohej të ishin përparësia e ushtrisë afgane ndaj talebanëve.
Një nga zyrtarët amerikanë tha se edhe para marrjes së pushtetit në Kabul gjatë fundjavës, talebanët kishin filluar një fushatë të vrasjes së pilotëve.
Përktheu nga AlpeNews.al




