• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“IU DHA NËNSHTETËSIA GREKE”/ Flet “heroi” shqiptar: Si i shpëtova njerëzit nga zjarri
Home
Breaking News

“IU DHA NËNSHTETËSIA GREKE”/ Flet “heroi” shqiptar: Si i shpëtova njerëzit nga zjarri

7 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ervin Cenga është shqiptari që mori shtetësinë greke, me motivacionin se ndihmoi të rrezikuarit nga zjarri në Mati të Greqisë në 24 korrik.

Në një intervistë për ERT Cenga tregon se ka rreth 22 vjet në Nea Makri, që fëmijë. Ai tha se ka krijuar familje dhe punon tek varkat. Duke treguar për ditën e tragjedisë, Cenga thotë se sapo mori vesh për zjarret që kishin pushtuar vendin shkoi në port, mori varkën dhe u nis për të ndihmuar.
“Mora varkën time dhe fola me Janin, bashkëpunëtorin tim që kishte ikur aty i pari. Hodha disa shishe ujë ne varke dhe ika me nxitim aty ku kishte kaos, ne Mati. Nuk arrija dot ne breg, era e fuqishme sillte peme te djegura, frynte ere e çmendur dhe situata ishte shume e vështire. Nuk i numërova njerëzit qe transportova me varken time, ishte një nate e frikshme, por rreth 50 veta kaloja nga bregu i Matit deri ne anijet e flotes bregdetare qe ishin me tjelle ne det”, shprehet shqiptari.

Ervin Cenga thotë se ndihet shumë mire që ka marrë shtetësinë greke, gjë që do të ndikojë pozitivisht në jetën e familjes së tij.

“Unë jetoj kaq vite ketu, dua te jetoj ne Greqi dhe shtetësia është një aset i merituar. Jo sepse bera ate qe bera, nuk ka lidhje me aktin e asaj nate, por sepse jam shume vite dhe se është vendim i drejte”, thotë ai në ERT.

Ndërkaq banorët grekë në Mati kanë reaguar të pakënaqur, pasi në fakt ata propozuan një tjetër shqiptar për të marrë shtetësinë greke. Gjatë takimit me kryeministrin Alesks Tsipras, ata falenderuan publikisht shqiptarin Agim Cufe për ndihmën e pakursyer që iu dha rreth 100 banorëve të rrezikuar, ndërsa sot janë të surprizuar, pasi edhe pse Tsiprasit i përmendën emrin e tij, shtetësinë e merr një shqiptar tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POSTOI FOTO PA FILTRA/ Ronela frymëzon edhe këtë këngëtare të bëjë të njëjtën gjë (FOTO)
Previous article NIS ASAMBLEJA E PS/ Balla: Vëmendja jonë tek njerëzit e thjeshtë. Aleati ynë qytetari

k.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT