• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
IU BË ATENTAT NGA FQINJËT/ Flet i plagosuri: Dyshuan se i spiunova, do ta zgjidh me KANUN
Home
Breaking News

IU BË ATENTAT NGA FQINJËT/ Flet i plagosuri: Dyshuan se i spiunova, do ta zgjidh me KANUN

17 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Martin Dodaj, i plagosur më 5 shtator në Lezhë flet ekskluzivisht për Shqiptarja.com duke treguar edhe motivet e atentatit. I riu rrëfen se fqinjët Petrit Lleshi së bashku me Zef Bocin (të arrestuar) i kanë bërë pritë, sapo ishin liruar nga burgu, pasi dyshonin se ai i kishte spiunuar tek policia për kanabisin që ata kishin kultivuar. Doda tregon se si u sulmua me armë teksa ishte me gruan dhe dy fëmijët e mitur e që fatmirësisht shpëtuan.

Keqkuptimi sipas Dodajt, kishte nisur pasi autorët e kishin parë në soletën e banesës së tij dhe nuk i pranuan besën për Kanun. Ai thotë se nuk ishte ai që i spiunoi, por ato ditë kishte kaluar një helikopter në zonë dhe mund të ketë qenë ai që e ka evidentuar parcelën me kanabis. Dodaj, shton se kur u arrestuan tre fqinjët, u dërgoi edhe bukë dhe ilaçe në burg, por ata nuk e pranuan që të betohej, ndërsa e fajësuan.

Teksa ende ndodhet në Spitalin Ushtarak, i plagosuri rrëfen se autorët kishin për qëllim ta ekzekutonin. Martin Dodaj thotë për Shqiptarja.com se nuk i intereson dënimi që do i japë policia për ngjarjen, pasi konflikti mes dy familjeve tashmë do të zgjidhet nga burrat e fshatit me Kanun.

Si është historia juaj?

Fqinjët dolën me më vrarë, jo me më plagosur, por desh Zoti i madh, shpëtova

Kush janë ata?

Unë jam banor i Grykëlumit Tale në periferi të qytetit të Lezhës, në zonën bregdetare. Unë ata persona i kam fqinj në derë të shtëpisë, 40 metra larg, kam pasur marrëdhënie të mira familjare. Një ditë mora një kovë bojë për të lyer soletën. Por nuk pashë gjë nëse kishte bimë narkotike të mbjella të fqinjë. Kur mbarova punë u ula poshtë. Pas një jave helikopter kishte kaluar dhe kishte verifikuar se kishte bimë narkotike. Edhe bukë u dërgova te burgu për ti respektuar.

U vajte në burg?

Më thanë familjarët e atyre që t’u dërgoj disa plaçka, ilaçe në burg, pasi i kapën të tre, babanë dhe dy djemtë. Kur dolën më akuzën se ke hipur në këtë datë në soletë dhe na kallzove në polici. Unë u thash u bëj be sipas Kanunit. Ata nuk pranuan, por thanë do ta gjejmë vetë. Ndërkohë që pa gjetur gjë më bënë atentat dhe më plagosën.

Si quhen ata që të dalluan?

Petrit Lleshi dhe Zef Boci janë nip dhe dajë. Mua më qëlloi Zefi, daja i Petrit që është fqinji im. Ai tentoi që të hakmerret pas një muaji. Unë isha në furgon duke udhëtuar për në Lezhë. Në momentin e ngjarjes, shoferit i ra goma, unë u ula i ndihmova, por më zunë pritë, pasi ishin duke më ndjekur. Në atë moment kisha edhe familjen në tokë deri sa u rregullua makina. Fillimisht më goditën me levë, luftuam pak, pastaj daja, Zefi nxori automatikun dhe më qëlloi. Kur nxori armën ika, por më qëlloi nga mbrapa dhe nuk di gjë cfarë ka ndodhur, vetëm kur më doli gjumi në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Ku të kapi plumbi?

Në pjesën e pasme, më dëmtoi fshikëzën e urinës dhe më ka dëmtuar një zorrë, por kam shpëtuar nga shtylla kurrizore.

Të ardhur ndonjë nga fqinjët?

Më erdhi nëna e tij, se i kam pasur nga zona nga ku kam ardhur nga Mirdita. Nëna erdhi te spitali dhe më pa duke qarë, më dhimbset, e tha se nuk u ke borxh. Nuk e di a kanë pirë gjë a kanë qenë në efektin e alkoolit. Por dua të sqaroj se nuk jam qëlluar për para borxh për këtë apo atë, prandaj po e sqaroj.

Si do të veproni?

Shteti të bëjë si të dojë, le ti lërë të lirë si nesër.

I fal?

Nga ana e shtetit, nuk merrem nëse duan ti dënojnë nëse ti lirojnë që nesër

Pra i fal për plagosjen?.

Jo, pasi do ta zgjidhin pleqtë, sepse kam bërë shpenzime…

Do e zgjidhni me Kanun?

Po…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMOCIONE TË MËDHA/ Ditë e veçantë për LEGJENDËN e KOMBËTARES (FOTO)
Previous article NDIHMËSE PËR NJËRZITË QË VUAJNË NGA DHIMBJET/ Coca-Cola do të prodhoj pije me kanabis

F.autor

Postime të ngjashme

HITA MBLEDH DREJTUESIT E POLICISË NË TRE QARQE/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla Aktualitet

HITA MBLEDH DREJTUESIT E POLICISË NË TRE QARQE/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga Aktualitet

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

SHPËRTHIM GJATË NATËS NË VORË/ Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese Aktualitet

SHPËRTHIM GJATË NATËS NË VORË/ Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT