I arrestuan djalin si gylenist, flet për herë të parë mamaja e Mariglen Debrovës dhe rrëfen gjithcka cfare di në lidhje me ketë fakt. mes lotesh ajo shprehet se nuk beson një lidhje te tillë të djalit të saj me çfarë akuzohet.
Report Tv ka shkuar ditën e sotme Cërrik në banesën e prindërve të Mariglen Debrovës, shtetasit shqiptar të arrestuar mbrëmjen e kaluar në Turqi, si pjesëtar i organizatës Gylen.

Me çfarë merret djali në Turqi?
Ai po boton një libër.
Punonte?
Unë nuk e di se cfarë bënte, të gënjej dot, nuk gënjej, vetëm kur më thanë kështu. Nuk e desha veten kur e mora vesh, aty më kapi zemra.
A jeni përpjekur të lidheni?
Nuk na përgjigjet asnjë fare, se ku ka vajtur djali nuk e di. Vetëm kur vajta te shkolla.
Besoni se djali është marrë me terrorizëm?
Nuk besoj, të gjithë bëjnë shkollë, jo vetëm djali im. Ai bëri katër vite në Cërrik, pastaj vajti në Turqi, u martua, bëri dasmë, vajtëm dhe ne. Pastaj lindi dhe fëmijë, një vajzë, e cila është me gjyshen.
Djali jeton në Samsun. Ka mbaruar studimet për gjuhë të huaja turqish, arabisht, anglisht. Unë kam qenë vetëm për dasmën e tij në Turqi. nuk ka ardhur fare në Shqipëri djali.


