• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ITALIANI QË I VRAU DJALIN DËNOHET ME 14 VITE/ Babai: Më vranë edhe mua për herë të tretë
Home
Breaking News

ITALIANI QË I VRAU DJALIN DËNOHET ME 14 VITE/ Babai: Më vranë edhe mua për herë të tretë

30 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autori 19-vjeçar italian u dënua me 14 vite burgim nga një gjykatë italiane dhe duhet të paguajë 1.1 milionë Euro dëmshpërblim për prindërit e të ndjerit Pandi Lavdari.

Por ky vendim nuk ishte i mjaftueshëm për Jetnor Lavdarin. Ai priste më shumë.

“Me këtë vendim, vdiqa për herë të tretë”.

Kështu është shprehur Jetnor Lavdari pas vendimit të gjykatës, babai i 17-vjeçarit të ndjerë Pandi Lavdari që u vra me thikë në korrik të vitit 2017 në Itali.

“Herën e parë kur humba djalin, vdiqa dhe unë. Një muaj pas vrasjes kur vrasësi u la në arrest shtëpie, vdiqa për herë të dytë. Dhe tani, me këtë vendim vdiqa për herë të tretë. Prisnim të dënohej me më shumë se 20 vite burgim. Jam i inatosur, ai kishte thikën në xhep, ai vrau djalin tim”, ka thënë Jetnor Lavdari për mediat italiane.

Ai kujton momentin e dhimbshëm kur mësoi se djali i tij ishte plagosur rëndë nga goditja me thikë.

“Isha në punë dhe më telefonoi vajza ime në orën 17:00. Shkova me nxitim në urgjencë, dhe në darkë ai vdiq. Jeta ime ndryshoi tërësisht, nuk mund të gjej qetësi. Djali im ishte një fëmijë i mbarë, atë verë kisha blerë biletat që të shkonim në Shqipëri për pushime. Kur të ktheheshim, kishim menduar të hapnim një dyqan në Stradella ku të punonim si familje”.

Pandi Lavdari 17-vjeçar, u qëllua me thikë nga një adoleshent, një natë pasi ishin konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin në një lokal nate. Sipas mediave italiane, sherri mes tyre ndodhi për një femër, pasi të dy pëlqenin të njëjtën vajzë. Fatkeqësisht, i riu ndërroi jetë në spital si pasojë e plagës së rëndë të shkaktuar nga goditja me thikë. Autori i vrasjes është dënuar së fundmi me 14 vite burgim nga gjykata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 2 DHJETORI AFATI I FUNDIT/ Çfarë do ndodhë me makinat e përdorura
Previous article NUK NDIHEJ REHAT ME TRUPIN E SAJ/ 25 vjeçarja humb jetën disa muaj para dasmës

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT