Një javë më parë në periferi të Elbasanit, te kryqëzimi i Bradasheshit tre persona kanë goditur një efektiv policie duke i çarë nofullën. Autorët po udhëtonin me një makinë nga Elbasani në drejtim të Peqinit, kur policia u ka bërë shenjë që të ndalonin në postbllok.
Në makinë ndodheshin Astrit Sufali i dënuar në Itali me 19.7 vite burg, Nike Manahasa dhe Curri Dudja. Policia i beri shenjë për të ndaluar, por në debat e sipër Sufali goditi njërin nga policët duke i çarë nofullën.
Në sherr u përfshinë edhe dy të tjerët që ishin në makinë përveç Sufalit, ndërsa në ndihmë u kanë shkuar edhe persona të tjerë. Dy policët që kanë qenë në detyrë janë Bedri Topalli dhe Qemal Muca.
Pas dhunimit të efektivit të policisë janë larguar me shpejtësi. Policia i ka ndjekur në Peqin ku u ka kontrolluar banesën, por nuk janë gjetur.


