Të paktën 50 persona kanë përfunduar në pranga për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, në disa operacione të policisë në qytete të ndryshme në veri të Italisë. Në operacion kanë marrë pjesë skuadrat e lëvizshme të Milanos, Bolognas e Leccos.
Janë ushtruar kontrolle në disa qytete. 21 urdhër-arreste janë ekzekutuar në Bologna, ku janë shkatërruar dy organizata me marokenë e shqiptarë që drejtonin trafikun e drogës nga Maroku.


