• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Itali/ Policia shkatërron bandën trafikuese italo-shqiptare
Home
Breaking News

Itali/ Policia shkatërron bandën trafikuese italo-shqiptare

16 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia italiane ka rënë në gjurmët dhe ka arrestuar një pjesë të bandës italo-shqiptare e cila zhvillonte aktivitetin kriminal të trafikut të armëve dhe të drogës nga brigjet shqiptare e drejt e për tregun e zonës së Katanias e Sirakuzës me një vlerë përfitimi 20 milion euro. Policia ka arritur të vër në pranga 3 shqiptarë dhe 4 italianë ndërsa ka shpallur në kërkim edhe 4 të tjerë. Dy ditë më parë kreu i Guardi di Finacës në Bari deklaroi se gjatë këtij vitit janë sekustruar vetëm në zonën e pulias 30 ton drogë duke e quajtur Shqipërinë në Kolumbi në mes të Europës.

Policia financiare e qytetit të Katanias në rajonin e Siçilisë ka shkatëruar gjatë orëve të fundit një bandë italo -shqiptare me aktivitet kriminal në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike e trafikimin e armëve.

Hetimet e operacionit të policisë italiane i koduar “Rosa dei Venti”, të nisura në maj të 2015 kanë zbuluar e sekuestruar trafikimin e mbi 3.5 ton marijuanë nga brigjet shqiptare drejt Italisë me një vlerë përfitimi mbi 20 milionë euro.

Organizata kriminale, e cila dispononte armë e municione të tipit Kallashnikov, kishte fituar kontrollin mbi importin nga Shqipëria të sasive të mëdha të marijuanës, të cilat përdoreshin më pas për të furnizuar sheshet e Katanias në provincat e Raguzës dhe Sirakuzës, duke arritur një qarkullim që kapte vlerën e 20 milionë eurove.

Operaioni i kësaj të hëne ka çuar në urdhër arrestin me burg për 11 persona nga të cilët 3  shtetas shqiptarë dhe 4 italianë.  7 prej anëtarëve të kësaj bande 4 shtetas italianë dhe 3 shqiptarë përkatësisht Maridian Sulaj, Moisi Habilaj, Fatmir Minaj.

Ndërkohë 4 të tjerë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Italianët e arrestuar janë Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busacca, Antonino Riela.

Gjatë operacionit të policisë italaine janë sekuestruar armë të tipit kallashnikov, municone dhe 20 mijë euro.

Tre ditë më parë për një televizion italian komandanti i Guradia di Finanzës në Bari deklaroi se vetëm gjatë këtij viti janë sekuestruar 30 tonë kanabis sativa e nisur nga brigjet shqiptare si dhe 23 mjete lundruese ndërsa janë arrestuar 45 skafistë.

Vlera e drogës së sekuesruar llogaritetet 1 milion për një kuintal çka e bën këtë biznesin më të madh për një vend si Shqipëria që është konsideruar nga fqinjët si një Kolumbi në mes të Europës.

Autoritetet italiane kanë shprehur shqetësim faktin që trafiku i drogës po bëhet me skafe mjaft të fuqishëm çka nënkupton fuqizimin ekonomik të bandave që gjithashtu shërbejnë si burim të ardhurash për bandat në Itali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI/ Kokaine nga Kolumbia ne Greqi, pranga shqiptareve
Previous article SUPERLIGA/ Kukesi, "kemba-kembes" Skenderbeut. Surprizon Kamza

Redaktor2

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT