• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Ismail Kadare në operën e Parisit, ndjek interpretimin e tenorit shqiptar
Home
Kulturë

Ismail Kadare në operën e Parisit, ndjek interpretimin e tenorit shqiptar

14 March, 2018 F.autor Kulturë

Familja e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare ka ndjekur interpretimin e tenorit të njohur shqiptar, Ramë Lahaj, në operën “La Traviata”, që po shfaqet në Operën Kombëtare të Parisit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ramë Lahaj ndan emocionet e tij për pjesëmarrjen e familjes së shkrimtarit në shfaqje dhe e falënderon familjen Kadare për ftesën për të kaluar një mbrëmje së bashku.

“Dikur Ismail Kadarenë e njihja vetëm si një prej shkrimtarëve të mëdhenj, ndërsa kësaj radhe kënaqësia e të rikthyerit në Operën e Parisit më dha edhe nderin të kem prezent familjen Kadare në njërën prej shfaqjeve të mia. E veçantë të kalonim një mbrëmje bashkë dhe ju faleminderit për ftesën”, shkuan tenori Ramë Lahaj në Facebook.

Tenori shqiptar Ramë Lahaj, gjatë muajit shkurt po interpreton në operën “La Traviata”, të Giuseppe Verdit në Operën Kombëtare të Parisit. Premiera e kësaj opere ishte më 2 shkurt, ndërsa pritet të ketë edhe shfaqje të tjera deri më 28 shkurt, duke numëruar gjithsej 8 shfaqje.

I lindur në Istog të Kosovës, në vitin 1983, Ramë Lahaj, aktivitetin e tij profesional muzikor e filloi në moshën 21 vjeçare, atëherë kur u regjistrua në Akademinë e Arteve të Tiranës, në klasën e profesorit, baritonit shqiptar Burhan Spahiut dhe me konsultime të herë pas hershme me sopranon Suzana Frashëri.

Rruga e depërtimit në skenat operistike europiane filloi në vitet 2010/2011 me konkurimet në audicione të shumta operistike, ku afërsisht në 90 përqind të këtyre konkurimeve ka qenë fitues. Pas debutimit dhe realizimit të suksesshëm të rolit sfidues të Alfredo Germontit në operën “La Traviata” të Verdit, të realizuar në Gjermani në Festivalin Eutin, Lahaj me të njëjtin rol merr pjesë në Lybeck të Gjermanisë, ku mori kritika të shkëlqyera nga shtypi gjerman, ku e cilësuan si “zbulimi më i mirë i skenës operistike gjermane”.

Në vitin 2012 ai bëri një tjetër debutim në rolin e Rodolfos në “La Boheme” në teatrin e Dortmundit dhe më vonë ai interpretoi të njejtin rol në operën nacionale të Montepellierit në Francë. Gjatë vitit 2013- 2014 kishte një sukses të madh në Sempre Opera të Dresdenit në rolin e Duka di Mantova në operën “Rigoleto” dhe në Royal Albert Hall të Londrës këndoi Rodolfon nga “La Boheme”.

Në mars-prill të vitit 2014 “La Traviata” do të magjepste publikun e operës shtetërore të Hamburgut. Po të njëjtin vit, në Festivalin Puçini në Itali, Lahaj u shfaq në operën “Madam Butterfly” dhe në Central Park të Stokholmit në koncertin memorial për nder të Jussi Bjorling. Në 2014, Lahaj interpretoi rolin e Duka di Mantova në operën “Rigoleto” në Teatrin e Operës së Salzburgut, ndërsa në mars të 2015 u ngjit në skenën e Operës Nacionale Polake në Varshavë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xhensila Myrtezaj poston FOTON e parë pas lajmit të shtatzënisë. Ja si duket ajo...
Previous article ARTUR AJAZI/ Kur Monika flet për “kandidatë të përbashkët”

F.autor

Postime të ngjashme

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT