• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ISIS DO SULMOJË QYTETARËT”/ Ambasada e SHBA në Shkup apel pas parandalimit të sulmit terrorist
Home
Rajon

“ISIS DO SULMOJË QYTETARËT”/ Ambasada e SHBA në Shkup apel pas parandalimit të sulmit terrorist

16 February, 2019 F.autor Rajon

Menjëherë pas komunikatës së MPB-së se struktura radikale të ISIS-it kanë planifikuar sulme terroriste në Maqedoninë e Veriut, Ambasada e SHBA-së në Shkup paralajmëroi se është rritur rreziku nga sulmet terroriste. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ambasada amerikane thotë se qytetarët janë ne shenjester te terroristëve të ISIS-it.  1

“ISIS ka për qëllim që t’i sulmojë qytetarët, duke përfshirë edhe qytetarët amerikan që udhëtojnë jashtë shtetit. Terroristët po përdorin gjithnjë e më shumë metoda më pak të sofistikuara” thuhet në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së.

“Ekziston rrezik i lartë i sulmeve terroriste të frymëzuar nga ideologjitë ekstremiste në Maqedoninë e Veriut. Sulmet terroriste dhe incidentet tjera të sigurisë shpesh ndodhin pa asnjë paralajmërim, ndërsa qytetarët e SHBA-së inkurajohen që të jenë të vëmendshëm. Ekstremistët më shumë tentojnë të identifikojnë dhe të sulmojnë “objektivat e mëdha” siç janë qendrat tregtare dhe tregjet, aeroportet, hotelet, klubet dhe restorantet, vendet e adhurimit, shkollat, mitingjet partiake, demonstratat, festat”, shkruan më tej në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në Shkup.

Reagimi i policise, parandalohet sulmi terrorist

Policia ndërmori masa operativo-teknike dhe bastisje në disa lokacione lidhur me plane dhe qëllime potenciale për kryerje të aktit terrorist në territorin e shtetit tonë nga ana e pjesëtarëve të strukturave radikale mbështetës të ISIS.

policia-3

 “Ministria e Punëve të Brendshme, pas njohurive operative të këmbyera paraprakisht me një vend partner, lidhur me plane dhe qëllime potenciale për kryerje të aktit terrorist në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e pjesëtarëve të strukturave radikale mbështetëse të SHI-së, zbatoi masa operativo-teknike me qëllim të identifikimit të organizuesve të mundshëm dhe kryerësve potencial të sulmit. Me qëllim të pengimit të sulmit terrorist dhe realizimit të funksionit preventiv, Ministria e Punëve të Brendshme përpunoi plan të masave dhe aktiviteteve, për çka siguroi urdhëra adekuate për zbatimin e tyre”, informojnë nga MPB.

Pas urdhërave të marrë në disa lokacione në territorin e shtetit janë kryer bastisje me ç’rast janë marrë mjete dhe pajisje të cilat janë të lidhura me sulmin e mundshëm.

Nga Ministria informojnë se vazhdojnë të kryejnë veprime, masa dhe aktivitete me të cilat punohet në sigurimin e qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKENCËTARËT ZBULOJNË/ 3 gjëra që foshnja i mëson kur është në barkun e nënës
Previous article SIPAS STUDIMIT/ Migrena mund t’ua shkaktojë një problem më të madh shëndetësor grave

F.autor

Postime të ngjashme

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT