• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ISHTE PORTIER SHUMË I…”/ Flasin miqtë e shqiptarit që ndërroi jetë në aksident bashkë me 3 shokët e tij
Home
Aktualitet
Kronikë

“ISHTE PORTIER SHUMË I…”/ Flasin miqtë e shqiptarit që ndërroi jetë në aksident bashkë me 3 shokët e tij

15 August, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një 18 vjeçar shqiptar ndërroi jetë në një aksident të rëndë që ndodhi mbrëmjen midis të shtunës së 13 gushtit dhe të dielës 14 gusht në Godega/Sant’Urbano të Trevisos.

Së bashku me të riun shqiptar Xhuliano Kellici, udhëtonin edhe tre miqtë e tij Daniele Ortolan, Marco Da Re dhe Daniele De Re, të cilët po ashtu mbetën viktima të përplasjes së fuqishme.

Të katër djemtë në një shkrim të medias italiane CorrierdellaSerra cilësohen si tepër të sjellshëm dhe punëtor, ndërkohë që ishin angazhuar në sport, pasi merreshin me çiklizëm, futboll dhe not.

“Një miqësi e lindur në shkollë – që në shkollën fillore – dhe e çimentuar ditë pas dite. Lojëra futbolli, xhiro me biçikletë, mbrëmje së bashku, si adoleshent dhe më pas si të rritur, i kalonin duke folur për gjithçka. Djemtë që vdiqën në përplasjen e tmerrshme të një nate tjetër jetonin të gjithë në këto anë, në fshatrat e kufizuar nga rruga shtetërore 13 Pontebbana që lidh Veneton dhe Friuli-Venezia Giulia”, thuhet në artikullin dedikuar 4 djemve.

Edhe kryetari i komunës së Canevas Dino Salatin, ku jetonte 18-vjeçari Marco Da Re, ka shpërthyer në lot kur i është dashur të flasë për mediat.

“Të njëjtën skenë shkatërruese të përjetuar nga të katër familjet. Mendoj për dhimbjen e këtyre baballarëve dhe nënave, por mendoj edhe dhimbjen e përjetuar nga agjentët para se t’i jepnin lajmin”, thotë ai.

Ndërkohë, sa i përket Xhuliano Kellicit, ai ka luajtur si portier në një prej akademive të futbollit në zonë.

“Pranë stacionit ndalojnë disa djem me kostume sportive. Ata e njihnin mirë Xhuliano Kellicin, 18-vjeçarin me origjinë kosovare që banonte në Cordignano. “Kam luajtur futboll me të pikërisht në Orsago, mes Allievit. Ai ishte një portier shumë i fortë”, tregon Mohamedi për median italiane,

Ai dukej i trishtuar nga “lajmi i hidhur” i mësuar në mëngjes për Xhulianon dhe tre djemtë e tjerë , ndërsa vijon: “Pastaj humbëm kontaktin sepse të dy ndryshuam ekip, muaj më parë kemi kryqëzuar rrugët rastësisht: ai më tha se e kishte lënë futbollin, por po mendonte të fillonte nga e para…”.

FOTO / "Ishte një portier shumë i fortë", flasin miqtë e shqiptarit që ndërroi jetë në aksident bashkë me 3 shokët e tijFOTO / "Ishte një portier shumë i fortë", flasin miqtë e shqiptarit që ndërroi jetë në aksident bashkë me 3 shokët e tij

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DRITAN GREMI/ Jashtë Shqipërisë, Shqipëria nuk shahet!
Previous article PARALAJMERON PROTESTA/ Meta: Jemi të pandalshëm, Rama do ti paguaj “borxhet”

F.autor

Postime të ngjashme

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim Aktualitet

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë Aktualitet

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT