• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISHTE NISUR NGA EKUADORI/ Kapet 2 tonë kokainë e destinuar edhe për në Shqipëri. Cilat janë 5 organizatat kriminale…
Home
Aktualitet
Kronikë

ISHTE NISUR NGA EKUADORI/ Kapet 2 tonë kokainë e destinuar edhe për në Shqipëri. Cilat janë 5 organizatat kriminale…

1 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar nga autoritetet kolumbiane, destinacioni i së cilës ishin disa vende europiane përfshirë edhe Shqipërinë.

Mediat vendase njoftuan se është sekuestruar një sasi prej 2279 kilogramësh kokainë. Sekuestrimi i sasisë së madhe të lëndës narkotike u bë gjatë së shtunës në portin turistik të Cartagena de Indias, në Veri të vendit.

Agjentët e gjetën drogën të ndarë në pako dhe të fshehur brenda një kontejneri që po shkonte në qytetin holandez të Roterdamit. Alarmet u hodhën për shkak të një sërë parregullsish në dokumentacionin e mallit përpara se të nisej dërgesa. Falë kësaj dhe një skaneri që më pas kontrolloi kontejnerin, Policia zbuloi pakot e kokainës. Mediat vendase thanë se operacioni i suksesshëm u ka shkaktuar humbje afro 100 milionë dollarë trafikantëve të drogës, ndërsa shitja e saj me pakicë në tregjet europiane do të sillte të ardhura më të larta.

“Kjo drogë mund të shpërndahej në tregjet e Turqisë, Spanjës, Italisë dhe Shqipërisë”, thotë Ricardo Alarcón, drejtor i Njësisë Kundër Drogës në Kolumbi. Ai theksoi se kontejneri kishte mbërritur nga porti i Guayaquil i Ekuadorit, një nga portet më të rëndësishme të Amerikës Latine sa i përket trafikut të kokainës për në kontinentin europian. Nga ky por vjen edhe shumica e kokainës në drejtim të Shqipërisë.

“Në këtë dërgesë ne kemi gjetur një veçanti, rreth shtatë etiketa, që na lejon të konkludojmë se ka ndoshta nga katër deri në pesë organizata të angazhuara për blerjen e kësaj droge në tregjet europiane”, përfundoi Ricardo Alarcón.

Mbi 50 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga Policia shqiptare gjatë muajve të fundit e nisur në kontejnerët me banane nga porti i Guayaquil i Ekuadorit. Sekuestrimet e drogës janë bërë në kuadër të operacionit të koduar “Rada”, operacion i nisur më 13 korrik pas sinjalizimeve të DEA-s amerikane.

Sasia më e madhe e kokainës në vendin tonë është ajo e kapur më 28 shkurt të vitit 2018. Lënda narkotike prej 613 kg ishte nisur nga Kolumbia nëpërmjet kontejnerëve me banane për llogari të kompanisë së frutave të Arbër Çekajt. Përgjatë këtij viti, autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar më shumë se 302 tonë drogë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHIN NISUR DREJT ITALISË/ 23 turistët grekë rezultojnë pozitiv me Covid
Previous article AKSIDENTI NË KOPLIK/ Ndërron jetë në spitalin e Shkodrës një nga të plagosurit

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT